E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: KoalicioniPD-LSI realizoipremtimet

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi sot, si të suksesshme punën 1 vjeçare të koalicionit qeverisës PD-LSI, ndërsa theksoi se "koalicioni i integrimit ia doli të realizojë me seriozitetin më të madh programin dhe premtimet e tij".

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha përshëndeti përvjetorin e krijimit të koalicionit qeverisës. "Përshëndes në emër të maxhorancës të gjithë ata drejtues dhe veprimtarë të forcave politike të këtij koalicioni për vendimin e shkëlqyer që morën 1 vit më parë, për ti dhënë vendit qeverinë me spektrin më të gjerë të mundshëm dhe për të mobilizuar në qeverisje forcat më eficente", tha Berisha.

BERISHA: PER RRITJEN E PENSIONEVE SU PREKEN KURSIMET
Ai deklaroi se opozita po i kundërvihet politikës sociale të qeverisë për rritjen e pensioneve dhe rrogave. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kreu i qeverisë njëkohësisht kryetar i PD-së ripërsëriti disa herë se rritja e pensioneve është mbështetur në tregues ekonomik të cilët kanë rritje dhe se nuk ka prekur kursimet e shqiptarëve.

“Të quajë krim politikën e rritjes së pensioneve është shprehje zemërimi i pashembullt dhe shpirtligësie”- tha sot Berisha duke iu rerefuar deklaratave nga selia rozë sipas të cilave rritja e pensioneve është bërë duke prekur kursimet e qytetarëve.

“Ju garantoj në mënyrë absolute se nuk kam prekur asnjë nga kursimet e tyre cka e kanë bërë paradhësit tanë”- nënvizoi Berisha, duke iu referuar qeverisë socialiste duke shtuar se “Kur erdhëm në qeveri gjetëm borxhin 72 % dhe tani e kemi 59. 5 %” .

Kryeministri ftoj socialistët tu referohen të dhënave të bankave, si dhe i kërkoi ministrit të Financave të paraqesë të dhënat dhe të bëhet bilanci i të ardhurave.

Berisha përsëriti se rritja ekonomike në Shqipëri është në rritje, dhe pranoi se kriza ekonomike botërore ka pasur ndikimin e saj “por ne nuk zgjidhim dot problemet e mëdha që ka euroja.”-sqaroi ai para deputetëve të grupit parlamentar të PD-së.

Kryeminisitri paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme të grupit PD do të propozonte rritjen e rrogës dhe ftoi opozitën ta pranonte atë. Duke iu referuar koalicionit me LSI Berisha tha se ky koalicion realizoi integrimin .
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›