E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Kombëtares: Pres rezultat pozitiv me Norvegjinë, do ju shpërblej

TIRANE-Shefi i qeverisë, Sali Berisha takoi mesditën e sotme në Durrës, futbollistët e Kombetares shqiptare duke u shprehur mbështetjen për ndeshjen e rëndësishme me Norvegjinë. 

Madje kryeministri shprehu dhe dëshirën që kombëtarja të mund të luante në Botërorin “Brazil 2014”.

“Do gëzohem shumë më tepër nëse do shkoj në Brazil, ndaj ju uroj shumë suksese, e përgëzoj trajnerin De Biazi për punën që bën. E di që nuk e ka të lehtë dhe e ka me përgjegjësi të madhe”.

Gjate takimit me futbollistët, Berisha theksoi se pret një rezultat pozitiv në ndeshjen me Norvegjinë, duke shtuar se në rast fitoreje, ‘qeveria do të japë edhe vlerësimin e merituar’.
“Do përpiqemi t’ju mbështesim dhe më shumë dhe ju e meritoni plotësisht se ju keni dëshmuar talent, aftësi. Futbolli është një sport me dinamizëm të paimagjinueshëm. Kur pashë spanjollët thashë këta kanë arritur qiellin. Kur pashë gjermanët thashë këta e kanë kaluar. Por gjermanët ishin dhe më të jashtëzakonshëm. Sa e vështirë është ta ndjekësh garën e futbollit dhe ju uroj shumë sukses dhe ju siguroj se qeveria do ketë një Premium për fitoren tuaj. Kjo nuk vihet në diskutim se ju e meritoni plotësisht, shpresoj të fitoni, por sytë e shqiptarëve presin fitore tek ju”.

Nga ana e futbollistëve ka qenë Bulku që ka falënderuar Berishën për takimin.
“Dhe ne ju falenderojmë shumë dhe e rëndësishme është që të gjithë bashkë të japim maksimumin”. 

Kurse trajneri italian De Biazi theksoi në këtë takim me kryeministrin shqiptar se “futbolli nuk është shkencë ekzakte”.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Ndeshja Shqipëri-Norvegji, dyndje tifozësh në sportele për biletat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›