E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, fjalët e fundit të 22 vjeçarit: "Do vdes për të shpëtuar vendin tim"

22 vjeçari Abdullah Komert është personi i dytë i konfirmuar i vdekur gjatë protestave në Turqi. Ai u qëllua gjatë demonstratave të djeshme. 

Ishte i pasionuar me "revolucionin" në Turqi dhe me atë që po shqiptohet gjithmonë e më shumë, "pranverën turke". 

Ja cfarë shkroi në Facebook, disa orë para se të jepte frymën e fundit:

"Kam fjetur vetëm 5 orë në 3 ditë. Më mbytën me gaz lotsjellës dhe rrezikova 3 herë të vdes. Dhe e dini se çfarë më thonë njerëzit?
Më thonë: "Ju do ta shpëtoni vendin?"
Po, dhe në qoftë se nuk mundemi ta shpëtojmë, do të vdesim duke u përpjekur. 
Jam i lodhur, zëri im ka qenë i mbyllur, por do të kthehem përsëri në shesh sot në orën 6. Vetëm për revolucionin". 

Ai ishte anëtar i Partisë së të rinjve Republikanë. 

(an.jo/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›