Kryeministri ironizon angazhimin e PS per ceshtjen e prones

Premtimi i lidershipit socialist për zgjidhjen e çështjes së pronës është përcjellë me ironi nga ana e Kryeministrit Berisha.
Nga Deliva, ku Partia Demokratike prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit, Kryeministri Berisha u ndal në këtë angazhim të alternativës së majtë.
“T’i japësh Koços në dorë pronat është njëlloj si të varësh mëlçitë e qengjit në qafën e ujkut. Shoku i autobusit mavi tregoju qytetarëve cili qeveritar ka një pronë në bregdet, cili? Thuaja qytetarëve dhe mos mashtro. Cili zyrtar i lartë ka një pronë në bregdet që fle lart e poshtë nëpër mitingje. Shoku i autobusit mavi, gënjeshtra është dobësia më e madhe e burrit. Mungesa e plotë e karakterit për burrin. I nderuar shoku mavi, ka një njeri që rri në krahun tënd dhe që ka zaptuar Himarën me gradacela, që i ka zënë detin dhe ky është Koço Kokëdhima”, vuri në dukje Kryeministri. Por në përballje mes dy alternativave, për kreun qeverisë vota për të majtën do të thotë rrënim fermerët dhe krijim i monopoleve për përfaqësuesit e saj. Për këtë arsye, Berisha kërkoi votën e qytetarëve të Delvinës. “Jam i sigurt se Delvina do të jetë në kurorën e fitores së 23 qershorit, për shndërrimin në realitet të ëndrrës së Sulejman Delvinës. Votoni për më shumë punësim, mirëqenie e integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Berisha.