Debati për ndryshimet kushtetuese
Anëtari i komisionit te ligjeve, Dashnor Sula, thotë se kryeministri Berisha nuk duhet te bjere pre e kësaj skeme te kryetarit te PS. Teksa grupi i juristeve ne selinë roze po përgatit një pakete te plote propozimesh për t’ia ofruar mazhorances me rinisjen e punimeve te parlamentit, aleati i tyre tradicional, Skënder Gjinushi, është kundër çdo lloj dialogu me kryeministrin Berisha. Për kreun e PSD, te majtët po hedhin një hap te gabuar duke u kthyer ne Kuvend dhe duke u shndërruar ne bashkëfajtore. Kryetari i opozitës Edi Rama tha disa dite me pare se bashke me reformën elektorale, palët duhet te bien dakord për te ndërhyrë serish ne ligjin themeltar. Zgjedhja e presidentit sipas Rames, duhet te kaloje përmes një votimi te cilësuar. Megjithatë, kreu i mazhorances ka mohuar publikisht çdo mundësi për prekjen e kushtetutës.