Qeveria: Borxhi publik është "i qëndrueshëm"
Ministria e Financave reagoi
dje kundër vlerësimit negativ
të borxhit publik nga kompania
"JCR ratings", duke publikuar
vlerësimin e "Moody‘s".
"‘Moody‘s‘ ka rikonfirmuar
vlerësimin e borxhit shqiptar
në B1, me perspektivë ‘të qëndrueshme‘",
njoftoi Ministria e
Financave. Financat refuzuan të
publikojnë raportin e "Moody‘s",
ndërsa nuk sqaruan se çfarë
periudhe i përket vlerësimi. Në
deklaratë nuk u përmend fare
vlerësimi negativ i JCR. Të dyja
vlerësimet janë komisionuar nga
vetë Ministria e Financave.
I qëndrueshëm
apo negativ
Dy agjenci bëjnë në mënyrë
periodike një vlerësim të cilësisë
së borxhit publik shqiptar për
llogari të investitorëve që dëshirojnë
të blejnë borxh publik.
Të dyja agjencitë paguhen për
shërbimin e tyre nga Ministria e
Financave.
Javën e kaluar, kompania JCR
njoftoi se perspektiva e borxhit
publik shqiptar është "negativ"
si pasojë e shpenzimeve paraelektorale
të karakterit populist
nga ana e qeverisë. JCR njoftoi
gjithashtu se borxhi publik shqiptar
pritet të rritet me rreth
gjysmë miliardi euro gjatë vitit
2009, shifër kjo e konsideruar si
jashtëzakonisht e lartë dhe që jep
edhe vlerësimin negativ. Tre muaj
më parë, e njëjta kompani kishte
vlerësuar borxhin shqiptar si "i
qëndrueshëm‘.
Nga ana tjetër, vlerësimi i fundit
i kryer nga "Moody‘s" u publikua
në fi llim të janarit, ndërkohë
që vlerësimi i JCR u publikua javën
e kaluar. "Moody‘s" nuk i bën publike
raportet e veta, por në vendet
e tjera të Ballkanit, vlerësimi i
borxhit publik nga kompani të
tilla, publikohet nga institucioni
porositës, zakonisht banka qendrore
apo Ministria e Financave.
Qeveria shqiptare nuk ka pranuar
të komentojë deklaratën e JCR,
ndërkohë që komentoi vlerësimin
e "Moody‘s" katër muaj pas ditës
së publikimit. Vlerësimi negativ
i borxhit publik shoqërohet me
interesa më të larta dhe rrjedhimisht
edhe me kosto më të lartë
për buxhetin e shtetit.
dje kundër vlerësimit negativ
të borxhit publik nga kompania
"JCR ratings", duke publikuar
vlerësimin e "Moody‘s".
"‘Moody‘s‘ ka rikonfirmuar
vlerësimin e borxhit shqiptar
në B1, me perspektivë ‘të qëndrueshme‘",
njoftoi Ministria e
Financave. Financat refuzuan të
publikojnë raportin e "Moody‘s",
ndërsa nuk sqaruan se çfarë
periudhe i përket vlerësimi. Në
deklaratë nuk u përmend fare
vlerësimi negativ i JCR. Të dyja
vlerësimet janë komisionuar nga
vetë Ministria e Financave.
I qëndrueshëm
apo negativ
Dy agjenci bëjnë në mënyrë
periodike një vlerësim të cilësisë
së borxhit publik shqiptar për
llogari të investitorëve që dëshirojnë
të blejnë borxh publik.
Të dyja agjencitë paguhen për
shërbimin e tyre nga Ministria e
Financave.
Javën e kaluar, kompania JCR
njoftoi se perspektiva e borxhit
publik shqiptar është "negativ"
si pasojë e shpenzimeve paraelektorale
të karakterit populist
nga ana e qeverisë. JCR njoftoi
gjithashtu se borxhi publik shqiptar
pritet të rritet me rreth
gjysmë miliardi euro gjatë vitit
2009, shifër kjo e konsideruar si
jashtëzakonisht e lartë dhe që jep
edhe vlerësimin negativ. Tre muaj
më parë, e njëjta kompani kishte
vlerësuar borxhin shqiptar si "i
qëndrueshëm‘.
Nga ana tjetër, vlerësimi i fundit
i kryer nga "Moody‘s" u publikua
në fi llim të janarit, ndërkohë
që vlerësimi i JCR u publikua javën
e kaluar. "Moody‘s" nuk i bën publike
raportet e veta, por në vendet
e tjera të Ballkanit, vlerësimi i
borxhit publik nga kompani të
tilla, publikohet nga institucioni
porositës, zakonisht banka qendrore
apo Ministria e Financave.
Qeveria shqiptare nuk ka pranuar
të komentojë deklaratën e JCR,
ndërkohë që komentoi vlerësimin
e "Moody‘s" katër muaj pas ditës
së publikimit. Vlerësimi negativ
i borxhit publik shoqërohet me
interesa më të larta dhe rrjedhimisht
edhe me kosto më të lartë
për buxhetin e shtetit.