Breshëri shtëpisë gjatë natës, plagoset një person
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot herët në mëngjes në një komunë të Dukagjinit. Persona të panjohur qëlluan më armë drejt një banesë duke plagosur një pjestar te familjes qe banonte aty
DUKAGJIN-Persona të panjohur kanë plagosur sot herët në mëngjes në Dukagjin të Malësisë së Madhe një person në shtypin e tij dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ne lagjen “Kasnec”, te fshatit Kir, në komunën Pult të Dukagjinit kur persona të panjohur të armatosur kanë qëlluar në drejtim të nje
banese duke lene te plagosur nje pjestar te kesaj familjeje. Policia e Shkodrës bën të ditur se eshte plagosur me arme zjarri shtetasi Valentin M., vjeç 21, lindur e banues ne po kete fshat. I lartpermenduri, eshte plagosur, lehte ne kembe dhe ne spital ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Pas të shtënave me armë, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të malit. Policia po punon dhe per zbardhjen e rrethanave e motiveve te kesaj ngjarje. Policia e Shkodrës bën të ditur se janë vënë në kërkim të autorëve të mundshëm, por kapja e tyre do të vështirësohet për shkak të terrenit të vështirë.
(d.b/BalkanWeb)