Tragjedia ne miniera, policia mbyll hetimet
Policia e Burrelit mbyll hetimet per aksidentin e ndodhur ne minieren private te Batres, zona e Martaneshit, nje jave me pare. Minatori Mehmet Rama, 56 vjec, nga Gurra e Matit humbi jeten, ndersa u godit nga nje shkemb ne koke gjate momenteve te punes ne galerite e nendheshme, ne 200 metra thellesi. Burime zyrtare nga policia vendore thane se dosja hetimore i eshte percjelle prokurorise me akuzen e "shkeljes se rregullave te sigurise ne pune". Kjo eshte dhe vepra penale qe eshte bere objekt hetimi per organet e rendit, lidhur me ngjarjen e ndodhur para tete ditesh ne minieren e Batres ne Burrel. "Hetimet nga ana jone jane mbyllur, pasi u moren te gjithe deshmite dhe u pane kushtet e punes ne galeri dhe rrethanat e ngjarjes", u shprehen burimet per gazeten. Nderkohe qe Prokuroria e Pergjithshme ka nisur nje hetim pas kerkeses se ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes, Genc Ruli, per hetimin e firmave private ne Bulqize e Burrel qe shfrytezonin minierat e kromit. Nje raport i kontrolloreve te ministrise per gjendjen e minierave i shkoi organit te akuzes me raste konkrete, ku perfshihen gjashte objekte qe kane thyer urdhrin. Ne nje prej ketyre firmave ne Bulqize, humbi jeten nje minator 45- vjecar, baba i kater femijeve, pasi nje masiv kromi e zuri nen vete. Firma ishte urdheruar qe te mos ushtronte aktivitet ne galeri, por kishte thyer urdhrin e Ministrise se Ekonomise prej nje muaji, nderkohe qe policia ndaloi kreun teknik te punimeve per "mungese te kushteve teknike dhe te sigurise".