Kufizohet imuniteti i deputeteve. PS Nisma e PD-se bllokon prokurorine

Rikthimi i socialistëve në komisionin e ligjeve për të parën herë pas 21 janarit ka risjellë debatin dhe përplasjen në këtë strukturë të kuvendit. Për rreth 3 orë demokratët kanë mbrojtur nismën e tyre për kufizimin vullnetar të imunitetit, ndërsa socialistët e kanë quajtur atë një kurth procedurial për t’i lidhur duart prokurorisë.
“Të gjithë bashkarisht, parlamenti dhe deputetët të parët, nuk fshihen mbrapa zhgunës, por i dalin ballë hapur çdo lloj nisme të prokurorisë. Jo vetëm kaq, por e ftojmë prokurorinë të hetojë pa asnjë lloj hezitimi” tha kreu i komisionit Ilir Rusmajli.
“Demagogjia dhe hipokrizia e rradhës politike e mazhorancës suaj. Nesër do vijë një nga deputetët, me autorizimin tuaj dhe sipas jush do fillojë prokurori. E zëmë se ky prokuror do fillojë pa këtë vendim të kuvendit, kur të shkojë në gjykatë ai deputet do të thotë, ‘më falni veprimet janë nul’ sepse nuk është e ardhur në formën e kërkuar nga kushtetuta dhe ligji. Ju doni të na fusni në kurthe proceduriale” tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj.
“Parlamenti shqiptar nuk toleron korrupsionin” theksoi më tej Rusmajli.
Ndërsa socialistët e kanë parë zgjidhjen tek ndryshimi i kushtetutës, demokratët kanë kujtuar ligjin e 2008-s së selisë rozë, arkivuar në sirtarët e kësaj të fundit nga Edi Rama. “Ai vdes dhe nuk e nxjerr kyçin e atij syrtari. Më e mira e mundshme” tha Rusmajli.
Sipas projektvendimit, të maxhorancës, deputetet nëpërmjet një deklarate firmosën kufizimin e imunitetit të tyre për t’u proceduar penalisht për korrupsion pasiv ose aktiv nga prokuroria, por ata gjithashtu kanë të drejtën ta tërheqin atë.
Në këtë rast hyn në fuqi Këshilli Rregullores dhe Imunitetit.
Elona Gjylmi