E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Konkretizimi i programit më të rëndësishëm për kombin

28/03/2009  Thithja e trurit

Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë ditën e djeshme 72 certifikatat për grupin e parë të fituesve të Programit “Brain Gain” (thithja e trurit), i cili synon të identifikojë dhe nxisë kthimin e të talentuarve në diasporën shqiptare pranë institucioneve publike, institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencës dhe sektorit privat. Kreu i qeverisë duke e vlerësuan mbajtjen e kësaj ceremonie, si një ditë shumë të rëndësishme dhe shumë të veçantë për botën intelektuale të vendit, tha se është konkretizimi i rezultatit të suksesshëm të njërit prej programeve më jetike dhe më të rëndësishme për kombin dhe vendin. “Këto ishin përpjekjet e para, por kjo përpjekje e parë ka hedhur bazat e një suksesi shumë më të madh në të ardhmen. Sërish mbetem i bindur se universitetet janë dhe duhet të mbeten qendra kryesore të përfshirjes të të gjithë atyre që fitojnë në këtë program, sikurse ju siguroj se administrata ka nevojë të jashtëzakonshme për ju dhe do të mbetet gjithnjë e hapur dhe shumë e hapur”, tha Kryeministri Berisha. Ai theksoi se projekti i rikthimit të trurit do të thotë i rikthimit në Shqipëri i studiuesve, intelektualëve, të cilët janë doktoruar, kanë marrë “Master”, apo janë shkolluar në shkolla të mira të perëndimit. “Kjo është dhe mbetet një përparësi shumë madhore e qeverisë sime”, deklaroi ai. Nga ana e saj Zëvendësadministratorja e PNUD dhe Drejtoresha Rajonale për Europën, Udovicki tha se për administratën publike dhe universitetet është dëshira e tyre e mirë për të tërhequr trurin, ndërsa nënvizoi se ky është vetëm fillimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›