Ministri Basha takon kryeparlamentarin hungarez
28/03/2009 Diplomacia
Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha ka pritur dje në zyrën e tij në një takim kryetarin e Parlamentit të Hungarisë Bronislaë Komorovski. Në njoftimin e zyrës së shtypit pranë MPJ-së thuhet se ministri Basha, duke çmuar vizitën e Komorovskit nё dimensionin bilateral, si dhe çastin e rёndёsishёm historik tё realizimit të saj pёr Shqipёrinё, qё pret tё bëhet nё ditёt nё vijim nё anёtare me tё drejta tё plota nё NATO, bëri një ekspoze të zhvillimeve në vend. Kryediplomati shqiptar u ndal në konsolidimin e reformave ekonomike, atyre politike si dhe hapat e hedhur drejt integrimit evropian të saj. Nga ana e tij kryeparlamentari hungarez konstatoi me kënaqësi zhvillimet pozitive në vend dhe vlerësoi rolin e padiskutueshëm që Shqipëria ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor paqeje, stabiliteti dhe moderacioni në përpjekjen për integrimin e plotë euroatlantik dhe evropian të të gjithë rajonit. Komorovski siguroi ministrin Basha për mbështetjen e plotë që Polonia do t’i japë Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian dhe tё integrimit të plotë të saj. Gjatë ditës së djeshme ministri Basha ka zhvilluar një takim edhe me ambasadorin e Republikës së Kilit në Republikën e Shqipërisë, rezident në Romë, Pablo Cabrera.