E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau dy policë, gjykata vendos “arrest me burg”

28/03/2009  I pandehuri nuk dha asnjë shpjegim

Gjyqtari i krimeve të rënda Fran Prendi vendosi dje të lërë në arrest me burg të pandehurin Afrim Hasani, i akuzuar tashmë si autor i vrasjes së dy punonjësve të policisë rrugore. Para gjykatës i pandehuri u paraqit i shoqëruar nga policia, ndërsa në krahë kishte avokatin mbrojtës Luan Ndërgjoni. Vet i pandehuri nuk ka dhënë asnjë shpjegim, përveç gjeneraliteteve. Dukej qartë që Afrim Hasani, pas arrestimit ishte keqtrajtuar nga forcat e policisë. Por kjo gjë nuk u prek nga ana e avokatit mbrojtës, i cili kërkoi nga gjykata të pranohen kryerja e një akti ekspertize për problemet mendore të të pandehurit. Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata, e cila që e prerë në vendimin e saj. Por edhe prokurori Ardian Nezha kërkoi që i pandehuri të qëndronte në burg, duke mos i diskutuar provat dhe faktet në seancën e djeshme. Afrim Hasani akuzohet për ekzekutimin e dy punonjësve të rrugorës në fshatin Shën Mëri, Shkëlzen Dobrusha dhe Ramadan Hila. Policia pas arrestimit të Hasanit zbardhi edhe shkaqet e ngjarjes, ku mësoi se autori ishte konfrontuar me policët e rrugores duke i kërcënuar ata gjatë kontrollit rutinor për dokumentacionin e automjetit.

A.Çuka

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›