E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kontribut për konsolidimin e demokracisë në vendet arabe

25-12-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon presidentin e Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të KiE, Luca Volonte, në prag të marrjes prej vendit tonë të presidencës së KiE

“Pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës, qeveria shqiptare do të jap kontribut për konsolidimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në vendet e arabe”.
Ky është angazhimi që ka shprehur kryeministri Sali Berisha në takim Luca Volonte, senator italian dhe President i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Presidenca e Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës do të merret nga Shqipëria në muaji maj të vitit të ardhshëm.
Gjashtë mujorin e parë të vitit presidenca do të mbahet nga Anglia, ndërsa Shqipëria pas 17 vitesh anëtarësim në këtë organizatë të rëndësishme do të marrë këtë detyrë për pjesën e dytë të vitit 2012.
Gjatë takimit me Volonte, Berisha i theksoi se, “pranvera arabe u ka hapur këtyre vendeve një këndvështrim të ri mbi shpresën, lirinë dhe demokracie dhe se vlerat e KE do të shërbejnë si një model për progresin demokratik të këtyre vendeve”.
Kryeministri Berisha, gjatë takimit e falënderoi Volonte për vizitën dhe vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tij, për kontributin që po jep në vendet arabe, duke ndare eksperiencën më të mirë në forcimin e demokracisë në këto vende.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›