E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, zbardhet vrasja e 34- vjeçarit

(i përditësuar)- Policia e Durrësit ka zbardhur vdekjen e djeshme të 34-vjeçarit Fatbardh Hysi në qytetin e Durrësit. Rezulton se 34-vjeçari ishte goditur me thikë pas shpine, gjë që dyshohet për një vrasje të mundshme.

Sipas burimeve zyrtare policore 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer në Shqipëri mëngjesin datës 22 dhjetor. Në këtë ditë atij i ka ardhur një telefonatë dhe pas saj është larguar nga shtëpia për t`u mos u kthyer më.

Familjarët e kishin shpallur të humbur të afërmin e tyre i cili më pas u gjet nga policia në një banesë të braktisur në lagjen 14 të qytetit të Durrësit.

**********

Durrës, gjendet i vdekur një emigrant

Fatbadh Hysi, 34 vjeç është gjetur sot i vdekur në lagjen 14 në Durrës. Policia bën të ditur se 34-vjeçari kishte shenja dhunë në trup dhe dyshohet se vdekja i është shkaktuar nga goditjet me mjete të forta.

Familjart e Hysës kishin denoncuar zhdukjen e tij. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer në atdhe me rasti ne festive të fundvitit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›