E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Pas Kodit, regjistri, listat, dhe pajisja me kartat e identitetit

Partia Socialiste e konsideroi si plotesim te detyres se saj, miratimin e Kodit te ri Zgjedhor dje ne Parlament. Ne nje prononcim per median, sekretari organizativ i kesaj partie Blendi Klosi tha se tashme hapet pjesa e dyte, e cila ka te beje me garantimin e Kodit te ri Zgjedhor dhe te nje Regjistri Kombetar zgjedhesish dhe pajisjen me karta identiteti per cdo votues. "U mbyll pjesa e pare e nje procesi, ku ne investuam energji dhe besueshmeri ne te mire te Shqiperise e te shqiptareve, qe meritojne zgjedhje te lira e te ndershme, deputetet te dalin nga vota e tyre dhe jo nga cirku i korrupsionit politik, si edhe nje qeveri qe pasqyrojne vullnetin e mire te njerezve, jo deformimet e diktuara nga interesat e politikaneve", tha Klosi. "Pergjegjesia jone deri dje ishte te realizonim Kodin, sot e deri ne zgjedhje eshte te mos e lejojme Sali Berishen dhe qeverine e tij ta rrezikoje venien ne jete te tij, duke iu shmangur pergjegjesise kushtetuese e ligjore per te garantuar infrastrukturen zgjedhore." tha Klosi. Per te cilin qeveria eshte pergjegjesi kryesor.

Kater kushtet e PS per qeverine

Regjistri Kombetar Elektronik i Gjendjes Civile, konkretisht ne cilen date, do te konsiderohet i perfunduar, data ?

Kur cdo zyre e gjendjes civile, konkretisht ne cilen date, do te nxjerre nga ky regjister listat paraprake te zgjedhesve per cdo qender votimi?

Kur do te filloje, konkretisht ne cilen date, prodhimi i kartave te identitetit, dhe cila do te jete dinamika e shperndarjes se tyre?

Si do te veprohet konkretisht ne praktike per te pajisur me prioritet, me karta identiteti ata zgjedhes qe nuk kane pasaporta?


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›