OSBE: Aktoret politike te zbatojne ne praktike Kodin
Kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi ju ben thirrje gjithe aktoreve politike qe tani te fokusohen ne zbatimin e Kodit Zgjedhor. Kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, ambasadori Robert Bosh tha dje se "ndersa Kodi Zgjedhor eshte aprovuar nga Kuvendi me nje shumice te gjere, ka ardhur koha te perqendrohemi ne zbatimin praktik te Kodit, ne menyre qe te sigurohet, qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare vitin tjeter, te zhvillohen ne perputhje me angazhimet nderkombetare". Nje deklarate e cila ka ardhur vetem nje dite pas miratimit me 112 vota pro te Kodit Zgjedhor nga Kuvendit i Shqiperi, qe perkoi dhe me daljen nga greva te deputeteve greviste te LSI-se dhe te PDK-se. "Prezenca e OSBE-se qendron e gatshme te ndihmoje ne zbatimin e Kodit", tha ambasadori Bosh. Nje deklarate e tille e shefit te Prezences se OSBE ne Tirane, ka ardhur pas lajmeve kontradiktore te disa diteve me pare, teksa tjeter ka thene ne lidhje me menyren e miratimit te Kodit Zgjedhor nga ana e dy partive te medha, dhe tjeter variant nxori zyra e shtypit vetem kater ore me vone, qe e cilesoi kete Kod nje arritje. Deklarata e djeshme per nje mbeshtetje te forte per implementimin e ketij Kodi, nga ana e ambasadorit Bosh, tregon tashme se ai ka marre certifikimin e Prezences se OSBE.