Berisha: Kredi për 3 mijë familjet që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve
Qeveria ka gati vendimin për dhënie kredie për 3 mijë familje që ndodhen në shtëpitë e ish-pronarëve. Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha tha se qeveria po përgatitet të zbatojë një nga zotimet e saj për dhënie kredie 3 mijë familjeve që ndodhen në shtëpitë e ish pronarëve.
Në këtë mënyrë, do të zbatohet ligji dhe këto familje do të marrin shtëpitë me kredi, ndërkohë që do të lirohen shtëpitë e ish pronarëve. Kryeministri tha se ky është një zotim elektoral tashmë i realizuar, për të cilin janë marrë të gjitha masat dhe zbatimi i tij do të fillojë sa më shpejt, pasi gjithë dokumentacioni përkatës tashmë është gati. Gjithashtu, Kryeministri informoi se në ditët e ardhshme do të kalojë në parlament ligji për trojet në përdorim. Janë me mijëra e mijëra familje autoktone të qyteteve, të cilat për babëzinë e diktaturës dhe për paranojën e saj që çdo gjë të ishte shtetërore, trojet dhe oborret e shtëpisë ua kishte përcakuar në përdorim. Tani ato do të kalojnë të gjitha në pronësi, ashtu siç atyre u takon, -u shpreh Kryeministri Berisha.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1