Meta: Sali Berisha, ligji dhe Maliqi i mazhorancës

Kryeministri u tall me tapitë e legalizimeve
Kreu i LSI, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në kuvend, theksoi se maxhoranca duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin e lustracionit. U godit Gjykata Kushtetuese, sepse nuk e pëlqeu vendimin Kryeministri Berisha. Nuk është gjë e re, është një agresion prej mëse një viti ndaj gjithë institucioneve kushtetuese, që nga dhunimi i Kushtetutës me konsensus historik të kryer në natën e 21 Prillit, e deri tek ligji për Prokurorinë, për të paralizuar vendimin e drejtësisë kundër korrupsionit dhe kjo do të vazhdojë, është shprehur kryetari i LSI. Sipas Metës, mazhoranca nuk ka asnjë të drejtë që të atakojë Gjykatën Kushtetuese, sepse e ka për detyrë të respektojë vendimet e marra prej saj. Duke vijuar fjalën e tij në parlament, Meta ka përmendur edhe votimin e ligjit për ushtarakët. Kështu vepruat ju edhe me ligjin për ushtarakët, që e votuat këtu, edhe pse ishit në opozitë në fund të mandatit qeverisës të mëparshëm, dhe kur erdhët në pushtet jo vetëm që e shfuqizuat, por nuk respektoni as sot e kësaj dite vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sepse për ju, Saliu është edhe ligji, dhe Maliqi. Ndaj, koha kur një njeri bënte çfarë të donte në Shqipëri ka përfunduar. Deri tani patët fatin se përdorët dhe ca paterica. Ndërkaq, kreu i LSI, ka hedhur akuza kundër maxhorancës duke theksuar se po rrezikon zgjedhjet me mbajtjen peng të procesit të kartave të identitetit. Ne kemi thënë me kohë që zgjedhjet në Shqipëri janë në rrezik. Kanë qenë në rrezik konsensual dhe ende mbeten të tilla. Sot në Shqipëri vetëm një person që ka një tapi, është Sali Berisha, sepse unë nuk di të jetë shpërndarë ndonjë tapi tjetër të legalizimit, përveç asaj që doli Berisha në televizor para zgjedhjeve vendore. Dhe i vetmi njeri që ka kartë identiteti, sepse nuk po ndahen karta identiteti, është prapë Sali Berisha, ka theksuar kryetari i LSI. Sipas Metës, këto dy procese tregojnë talljen që u bë me gati 1 milionë shqiptarë për procesin e legalizimeve, dhe përpjekjen për dëmtimin e zgjedhjeve të ardhshme, garancinë e qytetarëve shqiptarë se vota e tyre do të jetë e barabartë, sepse ju kishit kohë për t'i bërë kartat e identitetit, për t'i bërë tenderat dhe për të ndërtuar të gjithë infrastrukurën. Gjithashtu, kreu i LSI nuk ka lënë pa përmendur tragjedinë e Gërdecit duke e lidhur atë me ftesën për në NATO, ku sipas tij, nëse do të ishte për t'u vlerësuar për standardet e sigurisë Shqipëria, sigurisht që nuk do të pranohej në NATO. Pranimi i Shqipërisë, sipas tij, është bërë për arsye që kishin të bënin me Aleancën, për arsye të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO. Ndër të tjera, Meta ka theksuar se humbja e jetës së shumë minatorëve në Bulqizë tregon se Shqipëria e vërtetë është shumë më pranë të vërtetave, sesa sloganeve të integrimit që u përmendën këtu. Kjo tregon që jemi në një situatë krize ekonomike, jo vetëm për arsye globale, por edhe të keqmenaxhimit të resurseve tona dhe të buxhetit të shtetit, ka theksuar kryetari i LSI. Në fund të fjalës së tij në kuvend, Meta ka bërë të ditur se bashkëpunimi me ndërkombëtarët është rruga për të shpëtuar shqiptarët, dhe për të mbrojtur votën e lirë, sepse, ka theksuar ai, Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm për NATO dhe për bashkësinë europiane.
Email This Klikime: 4