E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Berisha duhet te heshtë kur flasin institucionet kushtetuese

Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet koherente në qëndrimin e saj për sa i takon ligjit të "Lustracionit" dhe ky ka qenë motivi që PS ka kundërshtuar këtë ligj, pra anti kushtetutshmëria. Kështu deklaroi dje kryetarja e grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj. Ne mbetemi koherent në respektimin e vendimeve të institucioneve që u ngarkon ligji, pra të vendimeve  të institucioneve kushtetuese,- u shpreh Leskaj. Sipas saj, me këtë rast, zoti Berisha duhet të heshte sot. Ajo tha se duhet të heshtë dhe të heqë dorë nga përbaltja e institucioneve kushtetuese, sepse shteti ligjor nuk mund të ndërtohet, duke sulmuar institucionet e shtetit ligjor. Dua të përsëris edhe një herë faktin që e kam deklaruar edhe dy ditë më parë, ne si Parti Socialiste mbetemi koherent, në faktin që mbetemi të gatshëm për të kontribuar për një projekt kushtetues, me standarde dhe që konsideron të gjitha sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe që vë në themele parimet e kriteret e ligjit të "Lustracionit",- tha Leskaj.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›