Pal Dajçi: Rama kloun i Enver Hoxhes
Deputeti i PD, Pal Dajçi gjatë diskutimit të djeshëm parlamentar ka përmendur vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku sipas tij duhet të shprehen liderët e opozitës që janë bashkuar me atë vendim. Gjatë fjalës së tij ai shpreson që kjo gjykatë nuk ka marrë vendimin për të hedhur poshtë ligjin, por të shpreh veprimtarinë e saj në arsyetimin e këtij ligji dhe të jap relacionin se cilat nga ato pika të ligjit mund të mos jenë të zbatueshme, dhe urojmë që ky parlament të dal faqe bardhë duke pastruar veten në radhë të parë të gjitha institucionet që drejtohen sot nga ata që bënë masakrën e krimeve të komunizmit.
Na lind e drejta të diskutojmë rreth atij ligji dhe rreth moralit që ka gjykata kushtetuese për ta adoptuar këtë ligj. Jemi dëshmitarë të diskutimeve të orëve të tëra të këtij ligji dhe të drejtës së shqiptarëve për të parë të zbatueshëm këtë ligj, për të parë pastrimin e institucioneve duke filluar që nga Gjykata Kushtetuese. Ndër të tjera, Dajçi ka kritikuar ashpër liderin e opozitës që sipas tij thotë përralla dhe na kujton me vullnetarët e sotëm, vullnetarët që u grumbulluan në 90, që bashkë me vullnetarët që morën bustin e Enverit dhe kërkuan mbështetje për të mbrojtur diktatorin. Edhe kryetari i opozitës me disa vullnetarë, që sot nuk kanë bustin, por kanë një kloun mes tyre dhe flasin një ditë për arsimin, mjedisin, theksoi Dajçi,. Sipas tij, kryetari i opozitës merr me vete disa njerëz që janë të dyshimtë, dhe që nesër do të jenë në listat tuaja për deputet. Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës ai theksoi: Mendojeni mirë këtë, shihni veprimet e kryetarit tuaj, ka filluar ti këndojë vetes, është e pamoralshme që të organizosh një takim në qytetin e Laçit duke marrë me vete njerëz nga Bashkia e Tiranës, ku dihet se në këtë qytet ka socialist të nderuar. Ai njeri është i rrezikshëm për ju nuk ka për ti rënë në dorë asnjëherë të qeverisë këtë vend, ndaj nuk mund të jetë i rrezikshëm për Shqipërinë, ka përfunduar Dajçi.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1