E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Arroganca e administratës fiskale është në rritje

Deputeti i PS, Arben Malaj dje në fjalën e tij në kuvend është shprehur se ekonomia shqiptare edhe pse deklarimeve pozitive të PD, vihet re një rënie e dukshme e saj.  Ai deklaroi se ka parashikime të rënies së rritjes ekonomike nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë. Malaj tha se konstatohet rënia e dërgesave të emigrantëve. Konstatohet rënia e eksporteve dhe  rritja e deficitit tregtar. Konstatohet rënia e fuqisë blerëse të të ardhurave, zhvlerësimi i monedhës kombëtare dhe rritja e disa çmimeve jetike. Parashikohet ngadalësimi deri edhe ngrirja e përkohshme e investimeve të huaja, në vendet e Ballkanit Perëndimor. Këta tregues mund të kenë pasoja negative në ekonominë shqiptare, në disa aspekte kryesore, u shpreh Malaj si rënia e ritmeve të rritjes- rrit papunësinë, bashkë me të edhe varfërinë, rënia e eksporteve rrit papunësinë, përkeqëson deficitin tonë tregtar dhe monedhën kombëtare, zhvlerësimi i monedhës kombëtare  rrit koston dhe riskun e shlyerjes së detyrimeve ndaj bankave, ngurtësimi i kredive ngadalëson investimet private dhe rrezikon ritmet e rritjes ekonomike dhe punësimit, problematika në sektorin e ndërtimit  ndikon jo pak si punësimin, ashtu dhe sektorin bankar të vendit tonë". Malaj nënvizoi se Qeveritë e të gjitha vendeve kanë përgatitur dhe prezantuar paketa specifike lidhur me mënyrën si ato i kanë identifikuar risqet dhe cilat kanë qenë politikat ekonomike, monetare dhe fiskale për të reduktuar pasojat e tyre.
Kryeministri maqedonas, tha Malaj, tregoi në publik se si i ka asistuar 3,000 kompanitë, që nuk shlyenin dot kreditë bankare, vende të ndryshme kur kanë analizuar krizën bankare  kanë paraqitur paketa që përfshin të tre palët e dëmtuara të kësaj krize, së pari kredimarrësit e vegjël, që nuk shlyejnë dot kreditë e strehimit, sektori i strehimit që ishte bllokuar nga rënia e blerjeve dhe bankat që ishin dëmtuar nga mos kthimi në kohë i kredive.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›