E Diel, 1 Nëntor 2026

PE, diskutohet raporti për zgjerimin e BE

Maria Eleni Koppa

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian do të miratojë sot një raport për zgjerimin e BE-së. Raportuesja Maria Eleni Koppa do të paraqesë një rezyme të politikave, kritereve dhe interesave strategjike të BE-së.

Në draft raport thuhet se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë dhe se kriteret e Kopenhagenit do të vazhdojnë të jetë me vlerë bazike për këtë proces. Por gjithashtu nisur edhe nga kriza ekonomike, kriteri ekonomik ka marrë një rëndësi më të madhe.

BE duhet të kalojë nga një etapë në tjetrën vetën nëse të gjitha kushtet janë plotësuar, thuhet në draft raport. Komisionit i bëhet thirrje që të intensifikojë monitorimin për vendet kandidate dhe kandidatët potencial.

Raportuesja duke folur në komision është shprehur se duhet pasur kujdes që vendet të cila aspirojnë të bëhen anëtare që të BE-së të mos humbasin fokusin. Po ashtu Koppa tha se të gjitha vendet duhet të trajtohet me kritere të njëjta.

Në pikat kyçe ku vendet aspirante duhet të fokusohet janë: ndërtimi i një sistemi efiçent, të pavarur dhe të rëndësishëm të sistemit të gjyqësor. Në të njëjtin kohë duhet siguruar liria me ligj dhe praktikë për median si dhe luftimi në mënyrë efektive të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në KE, Stefano Sannino në fjalën e tij theksoi duhet të shkojmë kritere të reja përveç atyre të Kopenhagenti në mënyrë të vendet aspirante të përmirësojnë gjendjen e tyre ekonomike  dhe sociale.

Florenc Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›