E Diel, 1 Nëntor 2026

Reformë në gjykata, Topi emëron 10 gjyqtarë të rinj



Presidenti Bamir Topi ka emëruar dje 10 gjyqtarë të rinj në gjykatat e rretheve, duke shënuar një rifreskim të këtyre gjykatave, si pjesë e reformës në gjyqësorin shqiptar. Siç bëhet e ditur në ueb-in e Presidencës, në mbështetje të nenit 93 dhe 136, paragrafi 4 të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kreu i shtetit ka dekretuar dje nisjen nga puna të 10 gjyqtarëve. Bëhet fjalë për Ervin Trashin, i cili emërohet gjyqtar në Gjykatën e Rrethit gjyqësor Gjirokastër, Irida Kacerja gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Matilda Shalla gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, Gentian Hamiti gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, Vojsava Osmanaj, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, Alma Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, Esmeralda Ceka gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje, Sonjela Voskopi gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, Enerjeta Deraj gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe Rezarta Mataj gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë.

Fier, sërish largime nga LSI-ja tek PS-ja

Largohet nga radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim një nga anëtarët e këshillit bashkiak në qytetin e Fierit. Natasha Tuzi ka deklaruar largimin e saj nga kjo parti, duke iu bashkangjitur grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste dhe kalimin e saj në radhët e PS-së. Në fjalën e saj, Natasha Tuzi u shpreh se “kam vendosur të pozicionojë vetveten në krahun e votuesve të majtë, i bashkëngjitem grupit të këshilltarëve të PS, duke garantuar vullnetin e qytetarëve se qëndrimet e mia si këshilltare do të orientohen përherë nga e drejta, ashtu siç e duan interesat e gjera dhe jo të një grupi njerëzish, të cilët e përdorin politikën si privilegj e jo si shërbim për njerëzit. Bashkë me këshilltaren Tuzi, LSI-së i janë larguar edhe 45 anëtarë të saj në këtë qytet, duke iu bashkuar kështu Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›