E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Basha takon delegacionin polak qe po vizition vendin

Tiranë, 27 mars, 13:45, NOA - Ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, priti sot në një takim delegacionin e Dhomës së Ulët të Parlamentit polka i kryesuar nga kryetari i parlamentit, Bronislaë Komoroëski.

Ministri Basha duke çmuar vizitën e Komoroëskit n dimensionin bilateral si dhe momentin e rndsishm historik t realizimit të saj pr Shqiprin q pret t shndrrohet n ditt n vijim n antare me t drejta t plota n NATO, bëri një ekspoze të zhvillimeve  në vend, duke u ndalur në konsolidimin e reformave ekonomike, atyre politike si dhe n hapat e hedhur drejt integrimit evropian të saj.

Ai ka falënderuar kryetarin e parlamentit polak për rolin që Polonia ka luajtur si partner i sigurt në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin në NATO e në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, Komorovski konstatoi me kënaqësi zhvillimet pozitive në vend dhe vlerësoi rolin e padiskutueshëm që Shqipëria ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor paqeje, stabiliteti dhe moderacioni në përpjekjen për integrimin e plotë euroatlantik dhe evropian të të gjithë rajonit. 

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›