Berisha Le te jete kjo fushata me evropiane te shmangim cdo lloj dhune e tensioni
“Në 4 vite, do ta shndërrojmë Cërrikun në qytet modern dhe në qendër të zhvillimit në këtë rajon”.
Kështu u shpreh kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë ceremonisë së prezantimit të Servet Duzhas, kandidat i “Aleancës për Qytetarin” në qytetin e Cërrikut.
Sipas tij, qeveria vendore e ardhshme do ndërtojë infrastrukturën më moderne dhe do e shndërrojë Cërrikun në gjenerator punësimi, duke krijuar edhe biznese të reja.
“Këto vite kanë qenë me sakrifica, kanë qenë vite të sukseseve dhe arritjeve. Ia dolëm të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe shqiptarët lëvizin të lirë në Europë.
Shndërruam ekonominë më solide në Europë, ku ekonomia për 3 vjet në krye të rritjes.
Ne kemi rrugë të sigurtë dinjiteti, ndërtuam mbi 8 mijë km rrugë dhe ekonomia shqiptare iu largua krizës”, tha më pas Berisha.
Në fund, kreu i qeverisë shtoi se ishte pikërisht alternativa e rrugës së vetme, ajo që pengoi vizat, por ne nuk e pranojmë kurrë të shkuarën.
“Do bashkohemi si qytetarë me vlerat tona.
Thirrje shqiptarëve të bashkohen me ne. 8 maji prova e madhe e qëndrimit ndaj lirisë.
Shkoni në zgjedhje si njerëz të qytetëruar. Kini respekt për votën e lirë.
Të shmangim çdo lloj dhune e tensioni. Flamujt e partive janë flamujt e pluralizmit.
Ne jemi qytetarët e pluralizmit, ai është lokomotiva e zhvillimit. Forcat politike të heqin dorë nga fjalët e kazanit. Le të jetë kjo fushata më evropiane.
Qeveria, investime 6 herë më shumë në Cërrik.
Më 8 Maj, votoni alternativën e qytetarit”, ishin thirrjet që Berisha u drejtoi në fund shqiptarëve nga Cërriku për zgjedhjet.