E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritjet e sektorit te industrise per tremujorin e dyte te vitit 2011 optimiste

Pritjet e sektorit të industrisë për tremujorin e dytë të vitit 2011 janë optimiste.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bizneset industriale presin përmirësim të gjendjes së përgjithshme të biznesit, rritje të kërkesës dhe të eksporteve të produkteve industriale.

Gjithashtu, rreth 21.7% e bizneseve planifikon të kryejë investime të reja, në zëvendësim të pajisjeve të dëmtuara, përmirësime teknologjike dhe më pak në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.

Ndërkaq, në linjë me zhvillimet e kërkesës dhe të çmimeve të prodhimit, gjendja financiare e bizneseve të industrisë paraqitet e përmirësuar në tremujorin e parë të vitit 2011.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në industri u rrit me 2 pikë përqindje nga tremujori i kaluar, duke shënuar nivelin 70.7% në tremujorin e parë të vitit 2011.

Rreth 85.6% e bizneseve të këtij sektori mendojnë se niveli aktual i kapaciteteve të prodhimit është i mjaftueshëm duke marrë parasysh nivelin e kontratave porositëse, të cilat kanë shënuar një rënie të lehtë.

Po ashtu, treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 3.4 pikë përqindjeje në tremujorin e parë të vitit 2011. Besimi në këtë sektor u përmirësua për të dytin tremujor radhazi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›