Berisha: Lejet e ndërtimit, do të jepen për 50 ditë
Qeveria do të ndryshojë ligjin aktual urbanistik, me qëllim shkurtimin e afateve për lejet e ndërtimit. Sipas Kryeministrit, do të shkurtohet kohëzgjatja e marrjes së lejes në ndërtimin nga 390 ditë në 50 ditë. Kryeministri informoi se ligji i ri i urbanistikës është në përfundim e sipër. Duke vendosur përgjegjësinë kryesore mbi qeveritë vendore, Kryeministri nuk përjashtoi rastet kur vendimet për lejet e ndërtimit merren nga instanca më të larta se këto qeveri. Kryeministri bëri të ditur se për shkak të natyrës urgjente të problemit, do të bëhen ndërhyrjet e nevojshme në ligjin ekzistues, duke theksuar si më të rëndësishmin shkurtimin e periudhës së dhënies së lejes në 50 ditë. "Ligji i urbanistikës do të pësojë ato ndryshime të cilat do të parashikohen pikë për pikë në ligjin e ri të urbanistikës. Dhe leja e ndërtimit nuk do të mund të zgjatet më në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë mbi 50 ditë", u shpreh ai në mbledhjen e përjavshme me ministrat e tij.
Kryeministri shpjegoi se brenda këtij afati nënkuptohet shqyrtimi i dokumentit të pranuar brenda një jave, kurse për periudhën 42- ditore do të bëhet plotësimi i dokumenteve, të cilat reduktohen nga 22 apo 24 dokumente, në 8 dokumente. Kryeministri u shpreh se këto ndryshime i krijojnë hapësira lehtësuese qytetarit, i cili nëse nuk merr përgjigje brenda këtij afati, ka të drejtë të fillojë ndërtimin, por gjithashtu parashikon edhe ndëshkime ligjore për qytetarët, të cilët tentojnë të përdorin këtë afat në mënyrë abuzive. "Në qoftë se në ditën e 51 qytetari nuk ka marrë me shkrim lejen apo vendimin motivuar për mosdhënien e saj, ai do të ketë të drejtën të fillojë ndërtimin, por në rast se qytetari bëhet vetë përgjegjës dhe tenton të përdorë afatin në mënyrë abuzive, do të takohet me Kodin Penal të Ndërtimit pa leje që parashikon në variantin e ri rreth 8 vjet burg", theksoi Kryeministri. Kryeministri theksoi se me të gjitha këto ndryshime i jepet një frymëmarrje më e madhe sektorit kryesor të ekonomisë, ndërtimit, të cilësuar si promotorin e zhvillimit të vendit, si dhe i vihet një barrierë e madhe informalitetit. Kryeministri bëri të ditur se ky parim nuk do të zbatohet vetëm për ndërtimet, por do të përfshijë të gjithë veprimtarinë publike të sektorëve, me qëllimin më të mirë për të vendosur raporte të drejta dhe të ndershme me sektorin privat. Kryeministri theksoi se në asnjë mënyrë pushteti nuk duhet të jetë abuziv ndaj sektorit privat, prandaj duhet sa më parë të vendosen ligjet e reja, praktikat e reja dhe të bëhet konsolidimi i tyre.