Gyl firmos protokollin e NATO-s në prani të Presidentit shqiptar
Presidenti i Turqisë, Abdulla Gyl, ka firmosur dekretin për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në prezencën e homologut të tij shqiptar, Bamir Topi. Një ditë para vizitës së kreut të shtetit shqiptar në Ankara, parlamenti turk miratoi unanimisht protokollin, i cili dje është dekretuar nga Gyl. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, ka nisur dje një vizitë zyrtare dyditore në Turqi, ku është pritur me nderime të veçanta nga krerët e shtetit mik. Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit në NATO, i cili dëshmon edhe një herë mbështetjen konkrete të Turqisë për aspiratat integruese të Shqipërisë. Kreu i shtetit shqiptar përsëriti vlerësimin për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj aspiratës e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësim në NATO, të cilat kanë qenë sa politike, edhe në drejtim të mbështetjes së reformimit e modernizimit të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ndërkaq, siç njofton zyra e shtypit e Presidencës, të dy krerët e shteteve kanë vlerësuar nënshkrimin vitin e kaluar të Protokollit të Bashkëpunimit në Procesin e Integrimit Evropian midis dy vendeve, çka i shërben shkëmbimit të përvojës pozitive midis dy vendeve tona për përshpejtimin e ritmeve të integrimit të plotë në strukturat evropiane.
Turqia bëhet vendi i nëntë i NATO-s që ratifikon Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Deri tani kjo marrëveshje është ratifikuar edhe nga Hungaria, Letonia, SHBA-ja, Lituania, Polonia, Rumania, Bullgaria dhe Sllovakia.
Marrëdhëniet
Në takimin e zhvilluar mes dy Presidentëve dhe delegacioneve zyrtare të kryesuara prej tyre, u vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë në të gjitha fushat, marrëdhënie të cilat burojnë nga miqësia dhe lidhjet tradicionale, historike, kulturore midis dy popujve tanë. Presidenti Topi dhe Presidenti turk, Gyl, shprehën interesimin e përbashkët të shteteve respektive në zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së mëtejshme dhe cilësore të bashkëpunimit ekonomik. Në këtë kontekst, kryetari i shtetit shqiptar vuri në dukje faktin se Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik, ekonomik e tregtar për Shqipërinë, duke iu referuar për këtë dhe treguesve të investimeve, apo dhe totalit të shkëmbimeve tregtare. "Ne inkurajojmë e nxisim më tej numrin e madh të kompanive turke që operojnë me sukses në Shqipëri, për të rritur më tej investimet e tyre në vendin tonë, si dhe bizneset prestigjioze turke dhe përfaqësuesit e tyre, për të investuar në sektorë të ndryshëm dhe të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë sonë, si sistemi bankar, infrastruktura, energjetika, hidrokarburet, turizmi etj.", u shpreh Presidenti Topi.
Kryeministri
Erdogan: Do të rrisim investimet turke në Shqipëri
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u pritë në një takim të veçantë edhe nga Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, në rezidencën qeveritare. Presidenti Topi vuri në dukje rëndësinë e konsolidimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve me një vend partner strategjik, si Turqia, çka është një prioritet i rëndësishëm i politikës së jashtme, rajonale e më gjerë të Shqipërisë. Kryetari i shtetit vuri në dukje se dhe shkëmbimet e vizitave të nivelit të lartë veçse nxisin zhvillimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve tona mike dhe konsolidimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat. Në vijim, Presidenti Topi vlerësoi rolin dhe kontributin e qytetarëve turq me origjinë shqiptare, që jetojnë prej shumë vitesh në Turqi, të cilët kanë shërbyer dhe shërbejnë si urë e fortë lidhjeje miqësore mes dy vendeve tona. Kryeministri Erdogan theksoi nevojën e shtimit të mëtejshëm të investitorëve turq në vendin tonë, duke ftuar njëkohësisht edhe biznesmenët shqiptarë të shikojnë mundësitë e shtrirjes së sipërmarrjeve të tyre në shtetin mik turk.