Haxhinasto: Ujesjellesve, nuk do t'u pritet energjia Eglantina Nasi
Energjia elektrike ndaj ujesjellesve nuk do te nderpritet, pasi nje veprim i tille do te ishte me pasoja shume te medha per qytetaret shqiptare. Kjo eshte garancia qe ka dhene vete ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Edmond Haxhinasto, gjate nje prononcimi per mediat. I pyetur pikerisht mbi masat qe pritet te marrin autoritetet shteterore ne kuadrin e ndeshkimit te paralajmeruar nga kompania e shperndarjes se energjise, "CEZ", per nderprerjen e energjise ndaj ndermarrjeve te ujesjellesve qe rezultojne si debitore kundrejt saj, ministri deklaroi se nje gje e tille nuk do te lejohet. Dhe se sipas tij, qeveria do te reagoje duke marre te gjitha masat ligjore qe parashikohen per nje situate te tille. "Kjo nuk mund te ndodhe pasi detyrimet jane te tilla qe kjo nuk mund te lejohet. Energjia ndaj ujesjellesve nuk do te nderpritet, pasi kjo eshte me pasoja shume te medha per qytetaret. Qeveria do te marre masat ligjore qe parashikohen per kete rast", tha Haxhinasto ne reagimin e tij publik ndaj kesaj ceshtje te mprehte. Duke vijuar me tej, me permendjen e faktit se agjencite ne varesi te qeverise shqiptare dhe vete Enti Rregullator, po ndermarrin te gjitha veprimet, ne menyre qe te mos lejohet nderprerja e energjise elektrike per ndermarrjet e ujesjellesve, qofshin keto edhe debitore. "Te gjitha institucionet qe merren me kete ceshtje, duke nisur qe nga Enti Rregullator i Energjise, por gjithashtu edhe Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, jane duke ndermarre te gjithe hapat e nevojshem qe ketu mos te kete asnje kosto per ujesjellesit ne drejtim te furnizimit te tyre me uje per qytetaret", argumentoi me tej, kreu i energjetikes shqiptare. Duke perfunduar me faktin se "gjeja me e rendesishme eshte te vijoje realizimi i sherbimit te furnizimit te qytetareve me energji elektrike". Sikunder, edhe ai i enteve publike apo bizneseve private, me qellim qe te mos kete asnje lloj vakuumi ne kete lloj sherbimi kaq jetik per qytetaret, por edhe per ekonomine vendase ne teresi. E ne kete kuader, ai konkludoi, se negocimi mes qeverise dhe "CEZ"-it, parashikon disa variante per zgjidhjen e kesaj situate problematike te krijuar.