Ndihmat ruse pritet të hyjnë sot në Kosovë

Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Rusisë pritet që kamionët me ndihma ruse për serbët e veriut të Mitrovicës pritet të lejohen sot të hyjnë në territorin e Kosovës.
Edhe pse kundërshtoi ekzistencën e një krize humanitare në veri të Kosovës, zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiç theksoi rëndësinë e arritjes sa më parë të ndihmave në destinacionin e parashikuar.
Ajo tha se kamionët duhet të shoqërohen nga EULEX-i i cili është misionini europian i mandatuar në Kosovë ndërsa kjo është kundërshtuar nga Rusia. Moska zyrtare ka kundërshtuar gjithashtu kalimin e ndihmave përmes pikës kufitare në Merdarë, duke thënë se nuk do të respektojnë procedurat shtetërore të Republikës së Kosovës.
Ndihma humanitare e Rusisë thuhet se vjen si reagim ndaj kërkesës së mëparshme të serbëve të veriut për shtetësi ruse-kërkesë kjo që është hedhur poshtë nga Rusia.
Mësohet se kamionët nga Rusia transportojnë ushqim, veshmbathje dhe gjeneratorë për serbët e Kosovës ndërsa sipas planit thuhet se kamionët do të shoqërohen nga pesë automjete të EULEX-it.