E Diel, 1 Nëntor 2026

Renditja e re e IFFHS, Tirana shkon në vendin e 300-të

Autori i Lajmit: Redaksia
Tirana ka bërë një hap para në renditjen vjetore të klubeve, të publikuar nga Instituti i Statistikave dhe Historisë së Futbollit (IFFHS). Kampionët e Shqipërisë renditen në vendin e 300-të, duke fituar plot 33 pozicione në krahasim me një vit me parë. Në këtë renditje, Tirana ka bërë rokadë me Vllazninë, e cila humbet plot 48 vende, pasi tashmë renditet në pozicionin e 346-të. Për sa u përket skuadrave të kreut, Mançester United ndodhet në vendin e parë me 317 pikë, i ndjekur nga Çelsi me 299, Barcelona 292, Hamburgu 274, Shakhtari 274, Verder Bremen 264, Arsenali 252, Estudiantes 239, Cruzeiro 235 dhe Galatasaray 220.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›