E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shevçenko pëson aksident me Porche, por pa dëme serioze

Autori i Lajmit: Redaksia
Ukrainë - Sulmuesi ukrainas, Andri Shevçenko, futbollisti më i famshëm në Ukrainë, është përfshirë në një incident rrugor gjatë ditës së djeshme. Megjithatë, me sa bëhet e ditur nga mediat ukrainase, për ish-futbollistin e Milanit dhe Çelsit, nuk ka ndonjë dëmtim serioz. Lojtari i votuar si futbollisti i vitit në Ukrainë për 6 vite, ishte në drejtimin e një makine sportive gjermane të tipit Porche, kur u përplas me një Honda në një kryqëzim, jo shumë larg nga qendra e Kievit. Në drejtimin e makinës tjetër mësohet se ishte Sofia Goldobina, gruaja e trajnerit ukrainas në hokejn e akullit, Valeri Goldobin. Edhe gruaja ka pësuar plagë të lehta. Sipas dëshmitarëve, të cituar nga agjencitë ukrainase të lajmeve, përgjegjëse e aksidentit ka qenë Goldobina, e cila nuk i ka hapur rrugë Shevçenkos, sipas rregullave rrugore. Fotot e publikuara nepër faqe interneti ukrainase shfaqin Shevën përkrah veturës së tij, që ka një shtrembërim të dukshëm në pjesën anësore. Vetë futbollisti ka deklaruar se nuk ka pësuar dëme të mëdha dhe se ndihet mirë.

Ky lajm është publikuar: 04/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›