Mandatet, ja strategjia e PS-së deri më 7 mars
Autori i Lajmit: Suela Topi
Të shkojmë në Kuvend brenda 7 marsit apo të djegim mandatin duke u lënë radhën kandidatëve pasues. Këto janë dy dilemat para të cilave janë vënë deputetët e Partisë Socialiste. Një zgjedhje kjo aspak e lehtë, edhe pse asnjëri prej tyre nuk pranon me zë të lartë se mund të shkelë vendimin e Grupit Parlamentar për të mos shkuar në Kuvend. Kjo situatë ka sjellë dilema të mëdha jo vetëm mes deputetëve, por dhe mes drejtuesve të lartë të PS-së, të cilët tek e fundit janë ata që vendosin. Deputeti Blendi Klosi paralajmëroi dje publikisht se ligjvënësit e PS-së do të shkojnë në Kuvend para 7 marsit, kur skadon dhe afati ligjor dhe më pas do ta bojkotojnë përsëri atë. Por ndërkohë ekziston edhe varianti që të digjen mandatet e 64 deputetëve aktualë dhe vendin e tyre ta zënë deputetët pasardhës ashtu siç parashikon dhe ligji. Por në këtë rast PS i trembet rrjedhjes së deputetëve, pra mundësisë për largimin e tyre. Madje, edhe në listën e deputetëve aktualë ka të pabindur, të cilët nuk do të pranonin të digjnin mandatin.
Variantet
Varianti i parë që pritet të diskutohet në Grupin Parlamentar është ai për të mos lejuar djegien e mandateve, pra pjesëmarrjen në Kuvend, brenda datës 7 mars dhe më pas bojkotimi përsëri i tij. Ky variant është pohuar publikisht edhe nga ligjvënësi socialist Blendi Klosi. Kjo do tu krijonte mundësinë socialistëve që të vazhdonin të mbanin mandatin e deputetit edhe për gjashtë muaj të tjerë, edhe po të mos paraqiteshin në Kuvend. Dhe jo vetëm kaq, por ata do të mund të merrnin rrogën e tyre. Por ka dhe një variant të dytë, i cili do të tregonte këmbënguljen e tyre për të hapur kutitë e zgjedhjeve të 28 Qershorit, por nga ana tjetër do të vinte mjaft në rrezik dhe mandatet e fituara. Nëse PS vendos të zbatojë këtë variant, atëherë Parlamenti merr një konfigurim të ri tashmë me emrat pasues në listën e PS-së për çdo qark. Por në rastin më të mirë për të, PS do të mund të kishte me këtë variant vetëm 61 deputetë. Edhe nëse asnjëri prej ligjvënësve aktualë nuk shkel vendimin në grup dhe pranon të djegë mandatin, selia rozë do të kishte më pak deputetë për faktin e thjeshtë se emrat pasues në çdo qark nuk janë po aq sa PS ka fituar. Dhe kësaj radhe shansi do të anojë nga ata që në zgjedhjet e 28 Qershorit mbetën duar bosh nga vota e qytetarëve. Llogaritjet e bëra në bazë të listave të subjekteve elektorale favorizojnë ndjeshëm përfaqësimin në Kuvend si deputetë të ardhshëm pas tre muajve kryetarin e Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, dhe atë të G99, Erjon Veliaj. Referuar Kushtetutës, por edhe Kodit Elektoral në nenin 164 të tij për zëvendësimin e mandateve, rezulton se në rast se PS-ja vendos të mos hyjë në Kuvend, atëherë 64 mandatet e saj zëvendësohen me të tjerë. Dhe këtu Kodi përcakton qartazi se mandati zbret në listën e partisë, por lista e hartuar nga kryesociasliti Rama në këtë aspekt është e limituar e për pasojë, Kodi përcakton një zgjidhje të kësaj situate, atë të shpërndarjes së tre mandateve mes aleatëve. Meqenëse lista e PS shteron me 61 deputetë, atëherë për të plotësuar numrin e mandateve të fituara në zgjedhjet e 28 Qershorit, tre mandatet e mbetura i kalojnë aleatëve të koalicionit që kanë herësin më të madh. Në këtë rast Gjinushi, Veliaj dhe Kristostom Kamberi, kandidati i dytë në listën e PBDNJ-së në Gjirokastër do të përfaqësojnë koalicionin e majtë në Parlament, në rast se skadojnë afatet kushtetuese për mandatin e deputetit. Ndërsa vetë PS-ja në të gjitha qarqet e vendit me përjashtim të Fierit e Gjirokastrës mund të zëvendësojë deputetët e saj, pasi në Fier, maksimumi i deputetëve për të ishte 16, ndërsa ka fituar 9 të tillë dhe zbritja e listës ka mundësi vetëm për 7 deputetë. Dy mandatet e tjera në këtë mënyrë u kalojnë aleatëve me më shumë vota. E njëjta situatë është dhe në qarkun e Gjirokastrës, ku PS-ja mori 3 mandate nga 5 të mundshëm.
Aleatët e PS-së që fitojnë nga bojkoti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi dhe Kryetari i Partisë G99, Erion Veliaj, e mbështesin fort idenë e bojkotit të opozitës për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Braktisja e legjislativit përtej afatit 6-mujor të përcaktuar në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor do ti nxirrte ata të fituar, sepse do të mund të siguronin mandatin e deputetit që nuk e morën më 28 qershor. Fitues do të dilte dhe kandidati i dytë i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në Gjirokastër, Kristostom Kamberi, të cilët do të plotësonin listën e 64 mandateve të fituara nga koalicioni opozitar.
Ky lajm është publikuar: 05/12/2009