Berisha: Ligji do veprojë me forcë mbi babëzinë në bregdet

Në mbledhjen e qeverisë, Berisha tha se janë 277 mijë më shumë turistë gjatë 7 muajve të parë të vitit se një vit më parë.
“Të gjithë ata që udhëtojnë nga Velipoja në Ksamil konstatojnë morinë e jashtëzakonshme të vendeve të punës që funksionojnë në këtë sektor. Nga Velipoja në Ksamil kurrë nuk ka pasur një dyndje të tillë turistike". Berisha tha se këto arritja në sektorin e turizmit janë falë investimeve të shumta të Qeverisë duke nënvizua se "në tërësi këtë vit janë investuar në turizëm rreth 220 milionë euro të shpërndara në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizime e energji".
Për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Kryeministri Berisha falënderoi edhe autoritetet vendore për angazhimin dhe punën e tyre ndërsa deklaratat e kreut të PS-së, Edi Rama për turizmin, i cilësoi të bazuara në gënjeshra. "Ai dhe kasnecët e tij, hedhin baltë duke cituar qytetet, fakt ky që nuk i bën nder PS-së dhe askujt. Nuk mund të mohojnë angazhimin e vendorëve. Ata të cilët sulmojnë Vangjushin për Durrësin, e kanë me ligësi. Tu biesh sirenave që ra numri i pushuesve në plazh, ku jo vetëm nuk janë pakësuar por janë shtuar me 40-60% është e patolerushme. Ky breg është për tu zbuluar, është për tu zhvilluar", u shpreh Berisha.
Gjatë kësaj mbledhjeje, kreu i ekzekutivit u ndal edhe tek ndërtimet pa leje në bregdet ku deklaroi se me të përfunduar sezoni veror, që nga 1 shtatori ligji do veprojë mbi të gjithë ata persona që kanë ndërtuar pa leje në bregdet. "Thirrja ime për ta është kjo, i prishni vetë që të merrni materialet e vendosura aty, mbi to do veprojë ligji dhe vetëm ligji prej 1 shtatorit. Sidomos në Jon por edhe në Adriatik, mos shpenzoni para zotërinj të babëzitur deri në palcë, me rënien e fluksit turistik e gjithë forca e ligjit do veprojë mbi ju”, tha Berisha.
Në nisje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha ka shprehur vlerësime për kontributin e politikanit Arbën Xhaferri në jetën politike dhe çështjen shqiptare në terësi duke u pasur me një minut heshtje nga kabineti qeveritar. /Start/
2012-08-16 13:37