Topalli: Iku koha e burrave me muskuj
23/12/2008 Forumi për balancat gjinore
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë pjesëmarrjes së saj në forumin “Balanca gjinore –sfidë e integrimit të Shqipërisë në BE”, mbajtur në Fakultetin Filologjik, tha se sistemi i ri elektoral synon t’i japë fund mentalitetit të burrave me muskuj në politikë. “Nëse ekziston një vullneti i lidershipit të partive, me sistemin e ri elektoral, atë propocional-rajonal, në Parlamentin e ardhshëm do të kemi një përfaqësim të kënaqshëm të grave”, - tha ajo. Në forumin e organizuar nga shkolla “Studimet evropiane” në bashkëpunim me ambasadën franceze, pjesëmarrësit analizuan mundësitë reale që krijon sistemi i ri elektoral për rritjen e pjesëmarrjes së grave në Parlament. Drejtoresha e shkollës Nikoleta Mita vlerësoi si qenësor angazhimin e kryeparlamentares në fushatën e rritjes së pjesëmarrjes së gruas në politikë, ndërsa ambasadorja franceze Maryse Daviet analizoi rrugëtimin e gjatë që kanë bërë gratë franceze për të rritur kuotat e pjesëmarrjes në drejtimin e institucioneve apo pjesëmarrjes në qeveri. Në këtë forum merrnin pjesë rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, anëtarë të stafit akademik, deputetë, pjesëmarrës të shoqërisë civile, studentë etj.