Ligji për dosjet brenda standardeve të kërkuara
23/12/2008 Kryeministri Berisha kërkon drejtësi
Kryeministri Sali Berisha thekson se drafti për hapjen e dosjeve është tërësisht brenda standardeve. Kreu i qeverisë ka nënvizuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se Shqipëria është një vend i lirë, demokratik dhe qeveria në mënyrë kategorike nuk bën asnjë hap jashtë standardeve të kërkuara për këtë çështje. “Për fatin tonë të madh, ekziston në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, këtij institucioni suprem të Evropës për liritë dhe të drejtat, një praktikë dhe një teori aq e gjerë, saqë nuk lë kurrkund shkas për mungesë transparence. Kjo gjykatë nuk ka pranuar në asnjë rast të shqyrtojë në thelb ligjet e lustracionit, sepse i ka quajtur legjitime”, - tha ai. Berisha nënvizoi se askush që ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit nuk duhet të gëzojnë privilegje. Shefi i ekzekutivit deklaroi se çdo post duhet mbajtur në bazë të një kodi etik dhe një integriteti moral. “Secili prej tyre ka raste të implikimit dhe kanë pasur fatin e keq në diktaturë të kryejnë krimet që kanë kryer, kanë pasur fatin e keq sot të gjenden simbol i krimeve të komunizmit. Nuk ka as burg, as hakmarrje. Këta janë një grup i vogël njerëzish të lidhur me akte varjeje njerëzish, me tela me gjemba e të zvarritur në qytete. Atëherë, kush është ai që mund t’i thotë këtij kombi se ‘ti meriton vetëm drejtësinë që bëjnë ata?’ Jo zotërinj, kjo është e pakonceptueshme”, - tha Berisha. Kryeministri u shpreh se prej kohësh opozita e në mënyrë të veçantë Partia Socialiste ka akuzuar deputetët dhe ministrat e PD-së si ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit. Për Berishën përmes këtij ligji do të tregojë nëse gjithçka është thënë është e vërtetë. “Duke filluar nga Edi Rama dhe te zëdhënësit e tij, muaj të tërë tregonin gishtin drejt ministrave, drejt deputetëve, drejt drejtuesve të PD-së në mënyrën më amorale. Vetëm kjo do të ishte e mjaftueshme për mua për të marrë vendimin. Lustracioni këtë moral ka”, - tha ai.
Berisha: PS ka frikë nga ligji
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në seancën plenare para votimit të projektligjit për hapjen e dosjeve se Partia Socialiste është e frikësuar nga ky proces. Ai nënvizoi se opozita i trembet këtij ligji për shkak të lidhjeve që pasur me krimet e kryera në kohën e diktaturës. Ai ka ripërsëritur mendimin e tij se ligji është një detyrim i madh moral për vendin, për ti thënë jo barbarisë që pësuan shqiptarët në kohën e komunizmit. Për rrjedhojë ai ka ftuar deputetët të votojnë draftin e paraqitur, duke i kryer shoqërisë shqiptare një shërbim të madh.
Xhufi: Ky është një pseudoligj
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Pëllumb Xhufi ka qenë i ashpër ndaj mazhorancës dhe projektligjit që ajo propozon për hapjen e dosjeve. Xhufi ka theksuar se ky nuk është gjë tjetër veçse një pseudoligj, njësoj si pseudokodi. “Ky ligj dhe Kodi Zgjedhor janë dy moment që po acarojnë klimën politike në vend. Sa herë që ka gjëra për të fshehur krijohen situata të tilla”, ka thënë Xhufi në seancën e djeshme plenare. Ai deklaroi se projektligji është i projektuar politikisht për të goditur disa institucione si Prokuroria dhe gjykatat, të cilat kanë në duar dosje disa hetimore.