Rama-Meta, replika për bashkëpunimin
23/12/2008 Për kreun i PS-së Kodi Zgjedhor është një çështje e mbyllur. Refuzohet ftesa e LSI-së
Rama: Meta, ke paqëndrueshmëri politike
“Fatkeqësisht, u bënë kohë që Meta çfarë thotë një ditë nuk e thotë një ditë tjetër”
Lidershipi i Partisë Socialiste i sheh me skepticizëm deklaratat për bashkëpunim të ardhura nga lidershipi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është vetë kreu i PS-së Edi Rama që i konsideron të paqëndrueshme deklaratat dhe qëndrimet gjatë kësaj kohe të LSI-së. Megjithatë, referuar ftesës më të fundit për bashkëpunim nga ana e kreut të LSI-së Ilir Meta në adresë të lidershipit të PS-së, kryetari i kësaj të fundit deklaroi mjaft qartë dhe prerazi se nuk do të ketë asnjë lloj kompromis për ndryshimet e kërkuara nga LSI-ja sa i takon ligjit elektoral. Ndërkohë përtej asaj çfarë është deklaruar nga kupola rozë mësohet se socialistët nuk do të pranojnë asnjë lloj bashkëpunimi apo negociata të kondicionuara nga LSI-ja dhe kryetari i saj.
Deklarata
“Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë: Kodi është çështje e mbyllur, dera jonë është gjithnjë e hapur. Po të dojë vërtet të bashkohet dhe të luftojë me ne, Ilir Meta ta thotë dhe mirë se të vijë. Por fatkeqësisht u bënë kohë që ai çfarë thotë një ditë nuk e thotë një ditë tjetër.” Përmes kësaj fraze kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i dha përgjigje ftesës së bërë dy ditë më parë nga kryetari Meta për bashkëpunim para zgjedhjeve mes këtyre dy partive. Madje, gjatë fjalës së tij Meta pati dhënë dhe opsionet përmes të cilave do të kryheshin negociatat mes PS-së dhe LSI-së. Për këtë arsye Rama preferoi që të japë në mënyrë publike qëndrimin e tij dhe të partisë që ai drejton, sipas të cilit, nëse do të ketë një bashkëpunim, atëherë duhet të mos vihen kushte për partinë më të madhe opozitare. Po kështu, edhe pse jo e deklaruar në mënyrë zyrtare, kupola rozë është e vendosur të refuzojë edhe kësaj radhe ftesën e ardhur nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkohë, duke u ndalur po tek ligji elektoral, Rama shprehu shqetësimin e PS-së për zvarritjen e pajustifikueshme të punës së Parlamentit për Kodin e ri Zgjedhor nga ana e forcave qeveritare dhe Kryeministri Sali Berisha. “Kryeministri ka marrë një pozicion të papërgjegjshëm në raport me detyrimin madhor të forcave politike, të qeverisë veçanërisht dhe të tijin personalisht, ndaj popullit shqiptar e partnerëve ndërkombëtarë për të përgatitur e realizuar zgjedhje të lira e të ndershme të standardeve europiane. Marrja peng e Kodit Zgjedhor vetëm për interesa përditë e më personale të Kryeministrit, i rrethuar nga zullumi përditë e më i trashë i korrupsionit qeveritar, është shprehja më alarmante e papërgjegjshmërisë së njeriut që qeveris vendin tonë dhe e vënies së pushtetit ekzekutiv në funksion të interesave të këtij njeriu e të oborrit të tij”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Kritikat për Berishën
“Sali Berisha është kapur pas viktimave të komunizmit për të shpëtuar anijen e qeverisë së tij që po mbytet në kënetën e korrupsionit dhe as nuk po do tia dijë për kërcënimin që i vjen procesit zgjedhor për shkak të papërgjegjshmërisë së tij. Ne duam mbylljen e menjëhershme të punës së parlamentit për Kodin e ri Zgjedhor me futjen për votim të dekretit të Presidentit pa humbur asnjë ditë”.
Kritikat për Metën
Kryetari i PS-së, Edi Rama i dha dje përgjigje ftesës së kreut të LSI-së, Ilir Meta, për një takim mes tyre. “Qëndrimi ynë ka qënë dhe mbetet i qartë: Kodi është çështje e mbyllur, dera jonë është gjithnjë e hapur. Po të dojë vërtetë të bashkohet dhe të luftojë me ne, Ilir Meta ta thotë dhe mirëse të vijë. Por, fatkeqësisht, u bënë kohë, që ai çfarë thotë një ditë, nuk e thotë një ditë tjetër”, u shpreh Rama.
Qëndrimi
Aktualisht nga ana e Partisë Socialiste nuk ka asnjë sinjal për një bashkëpunim të mundshëm mes saj dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Më saktë, për lidershipin e PS-së rihapja e diskutimeve për Kodin e ri Zgjedhor është e mbyllur. Për pasojë, për një çështje të tillë, mes PS-së dhe LSI-së nuk mund të pritet asnjë negociatë, duke çuar më tej ndarjen mnes partive të së mjtës.
Kreu i LSI-së takime me elektoratin kryeqytetas
Meta: PS-ja e PD-ja marrëveshje të paprincipta
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkoi angazhimin maksimal të elektoratit të tij “për ti dhënë fund me votë në zgjedhjet e 2009-s marrëveshjeve mes PS-së e PD-së”. Gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në minibashkinë nr.6 në kryeqytet, Meta bëri thirrje se “tani është koha që të ndëshkohet ky teatër i shëmtuar politik i bashkëpunimeve të paprincipta mes lidershpit të PS-së dhe PD-s me votë, por njëkohësisht edhe përmes afirmimit të një programi shumë të qartë dhe shumë konkret ekonomik dhe social”. Meta nuk ngurroi as të japë garancinë se një ndryshim i tillë do të vijë nga partia që ai drejton. “Ne jemi të bindur se këtë gjë do ta realizojmë më së miri në të gjitha drejtimet, sepse zgjidhja e kësaj krize të thellë politike, institucionale, kushtetuese do të vijë nga LSI-ja dhe nga ajo alternativë që tashmë është afirmuar në krah të LSI-së dhe e cila është në sinkron të plotë me shumicën e qytetarëve shqiptarë”, - vlerësoi Meta lidhur me këtë çështje. Për këtë arsye ai theksoi se fitorja në zgjedhjet e përgjithshme është detyrë e partisë që ai drejton “Prandaj objektivi ynë për të fituar në zgjedhjet e vitit 2009 nuk është një dëshirë. Është një detyrë. Një detyrë përpara vendit, që kërkon një zgjidhje”, - u shpre kreu i LSI-së. Gjithashtu kryetari i LSI-së nuk anashkaloi dhe një moment të rëndësishëm në këtë përballje të ethshme mes partive politike: besimi i njerëzve te LSI-ja. Për këtë arsye, duke kërkuar besimin e qytetarëve, Meta vuri në dukje se do partia e tij do të ketë gjithnjë në qendër të vëmendjes punën me njerëzit. “Ne sfidën tonë e kemi me të gjithë ju dhe me të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Ne vetëm, duke folur hapur, siç po e bëjmë edhe sot, e në ditët e ardhshme më konkretisht, për problemet që ju keni, pa dyshim që këtë konsensus që ekziston ne do ta unifikojmë, do ta materializojmë dhe do ta shndërrojmë nga një simpati dhe nga një shpresë në besim dhe në një ortek suksesi dhe fitoren e zgjedhjeve në vitin 2009.” Po kështu, duke u ndalur te zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Meta nuk mund të mos bënte dhe një premtim elektoral për atë që do të ofrojë Lëvizja Socialiste për Integrim në qeverisje. “LSI-ja do të jetë garancia e një qeverisjeje progresiste pas vitit 2009, pas zgjedhjeve të qershorit. Dhe nuk do të jemi thjesht një garanci përmes numrave në qeveri, në Parlament, e kështu me radhë, por do të jemi garanci reale dhe morale e një ndryshimi të madh që do të ndodhë në Shqipëri”, - nënvizoi Meta gjatë fjalës së tij. Në këtë takim Meta shoqërohej nga sekretari për Marrëdhëniet me Publikun Luan Rama, nga kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës Artur Zheji, nga ish-deputetja e kësaj zone Monika Kryemadhi dhe nga kryetarja e minibashkisë Luzhiana Abazi etj.
Letra
Pak ditë më parë kreu i LSI-së, Ilir Meta i drejtoi zyrtarisht një letër kreut Rama ku i kërkoi një takim për të diskutuar mbi Kodin Zgjedhor. “Zoti Kryetar i Partisë Socialiste, do ju kërkoj që të reflektoni, për ti dhënë vendit një Kod Zgjedhor që prodhon zgjedhje të lira, të ndershme e të pakontestueshme. Unë jam i gatshëm të takohem me ju për të shqyrtuar konkretisht mundësitë që krijon një rast i tillë”, shkruhej në letër.
Negociatat
Duke mos marrë një përgjigje zyrtare, Meta lëshoi dy ditë më parë një thirrje tjetër për kreun e PS-së. “Jam i hapur në çdo moment për tu takuar me kryetarin e PS-së Socialiste dhe për tu takuar edhe në praninë personaliteteve të së majtës, që kanë të gjithë përvojën e duhur, për të mos bërë gabime, por edhe për të na ndihmuar edhe ne të tjerëve, që të realizojmë një mision që e pret sot shumica e shqiptarëve”, theksoi ai.