I domosdoshëm konsensusi sa më i gjerë
23/12/2008 OSBE-ja dhe ODHIR-i kërkojnë shtyrjen e votimit të projektligjit për dosjet
Ambasadori i ODHIR-it Janez Lenarcic: “Ligji ka implikime serioze kushtetuese dhe politike”
Ergys GJENÇAJ
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ka kërkuar që patritë politike shqiptare të konsultohen para se në seancën plenare të votohej projektligji “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë në administratën shtetërore”. Përmes në deklarate për shtyp kreu i zyrës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Roberti Bosch dhe drejtori i zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODHIR), ambasadori Janez Lenarcic, kanë kërkuar që Parlamenti shqiptar të marrë parasysh shtyrjen e votimit të planifikuar të projektligjit mbi hapjen e dosjeve, në mënyrë që të lihet kohë e mjaftueshme për konsultime më të gjera. Përfaqësuesit e OSBE-së dhe ODIHR-it duket se vlerësojnë si shumë të rëndësishëm dhe delikat këtë projektligj, i cili nuk po gjen mbështetje të plotë nga klasa politike vendase. Duke marrë parasysh përplasjet dhe debatet e ashpra të bëra nga përfaqësues të lartë të dy krahëve të politikës shqiptare, dy organizatat shprehen për shtyrje. “Është e domosdoshme që çdo proces lustrimi të plotësojë standardet ndërkombëtare dhe të kryhet me një konsensus sa më të gjerë”, - ka deklaruar ambasadori Robert Bosch. Ndërsa ambasadori Janez Lenarcic e sheh në një tjetër këndvështrim draftin e paraqitur për votim. Ai ka lënë të kuptohet se projektligji nuk ecën paralel me Kushtetutën e vendit. “Ligji ka implikime serioze kushtetuese dhe politike dhe shtyrja e votimit për të lejuar konsultime më të gjera do të ishte e mirëpritur”, - deklaroi Lenarcic. Nisur nga kjo gjendje, ambasadorët theksuan se prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ODIHR-i janë të gatshëm të mbështetnin autoritetet shqiptare dhe, nëse do t’u kërkohej, të jepnin asistencën dhe ekspertizën e tyre mbi këtë projektligj. OSBE-ja këmbëngul për rishqyrtim të projektligjit. Pak ditë më parë numri një i zyrës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, kërkoi që drafti të përfshijë edhe mendimin e ekspertëve. “Çdo qytetar duhet të gëzojë të gjitha të drejtat për të njohur të kaluarën e vendit të tij. Është për t’u përshëndetur procesi për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve, por përpara se drafti të marrë formën përfundimtare duhet që ai të përfshijë edhe mendimin e ekspertëve ndërkombëtarë”, - kishte thënë Bosch.
Qëndrimi ndërkombëtarëve
Projektligji për hapjen e dosjeve nuk gjeti konsensusin e plotë të përfaqësuesve të ambasadave të huaja në vendin tonë. Me radhë njëri pas tjetrit: ambasadori amerikan Xhon Uidhers, kreu i përfaqësisë së Komisionit Evropian Helmut Lohan, ai i OSBE-së Robert Bosh, ambasadori i Britanisë së Madhe Fraser Uilson, kanë kërkuar nga politika shqiptare që të gjendet një emërues i përbashkët në lidhje me këtë draft ligjor. Sipas tij, një ligj i tillë është mirë të miratohet duke pasur një konsensus sa më të gjerë politik. Përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë zhvilluar takime me krerë të shtetit dhe partive politike, me qëllimin për t’i bindur që të gjejnë një kompromis mbi ligjin e dosjeve. Gjatë ditëve të fundit ata kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të bindur politikën shqiptare në gjetjen e një konsensusi për ligjin e dosjeve.