Vetëvritet dëshmitari i çështjes Kleçka
Burime të së përditshmes kosovare Koha Ditore në EULEX, bëjnë të ditur se dëshmitari X në rastin Fatmir Limaj i dyshuar për krim lufte në Kleçkë, ka kryer mbrëmë vetëvrasje.
Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve të rasti Kleçka është paralajmëruar të fillojë nga fund i muajit tetor.
Në këtë çështje janë përfshirë dhe Nexhmi Krasniqi, Naser Shala, Behlul Limaj, Besim Shurdha dhe Refki Mazreku, të cilët akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në fillim të vitit 1999 e deri në fund të luftës së Kosovës.