E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Luftuam fort korrupsionin

Fatjona Mejdini

Regjistrimi i bizneseve permes "One Stop Shop"-eve eliminoi nje pjese te rendesishme te korrupsionit ne vend. Kryeministri Berisha i shprehu mirenjohjen dje qeverise amerikane, per ndihmen gjate konferences "Zhvillimi dhe Bashkepunimi mes vendeve ne luften kunder varferise", organizuar nga Millenium Challenge Corporation dhe organizata "Interaction". "Nuk ka asnje menyre me te mire dhe eficente, per te luftuar varferine dhe mizerjen, sesa lufta kunder korrupsionit, ndaj jam shume i lumtur se kjo iniciative e nisur nga Presidenti Bush, u mbeshtet plotesisht edhe nga Presidenti Obama, i cili ishte dhe ne panelin e djeshem. Kjo ne bindjen time, eshte nje nga ndihmesat me te medha qe SHBA i ka dhene vendeve te tyre mike si Shqiperia", u shpreh Berisha ne prezencen e kryeministrave te tjere perfitues nga projekti per "Sfiden e Mijevjecarit". Sipas tij, keto fonde ishin te nje eficence dhe ndihme te madhe, per zhvillimin e vendit. Kreu i ekzekutivit nenvizoi faktin se parate e dhena nga qeveria amerikane per kete qellim, ndihmuan ne menyre te vecante shume njerez te biznesit dhe komunitetin e biznesit ne pergjithesi. Ai theksoi se fondet e dhena nga qeveria amerikane paten nje rendesi te madhe, sepse permes krijimit te "One Stop Shop"-eve, u krijua mundesia per reduktimin maksimal te lejeve dhe licencave dhe qeveria arriti te hiqte dy te tretat e tyre. Berisha u ndal ne rendesine e Prokurimeve Elektronike ne luften me tolerance zero kunder korrupsionit. Sipas Berishes, Shqiperia, eshte i vetmi vend qe zbaton vetem Prokurime elektronike. Millenium Challenge Corporation, agjencia e qeverise amerikane, e cila ndihmon vendet ne zhvillimin e tyre, bazohet ne parimin se ndihma me eficente ndaj ketyre vendeve eshte forcimi i nje qeverisjeje te mire dhe investimi, tek njerezit qe promovojne rritjen ekonomike. Gjate takimit te organizuar nga keto organizma prestigjioze jo vetem ne SHBA por ne mbare boten, se bashku me kryeministrin Berisha ishin te ftuar te referonin mbi luften kunder varferise edhe lidere te tjere. Ne diskutimin e tij qe do te beje ne kete panel me date 26 shtator, kryeministri do te fokusohet ne mbeshtetjen e Shqiperise per Organizaten e Kombeve te Bashkuara, kontributin e Shqiperise ne paqen dhe sigurine globale ne kuader te NATO-s e me gjere, njohjen e pavaresise se Kosoves, objektivat e mijevjecarit per nje zhvillim te qendrueshem. Diskutuan dhe Presidenti i SHBA, Obama, Presidenti i Brazilit Lula, kryeministri i Suedise Reinfilt, Presidenti i Kines Hu Jintao, kryeministri i Anglise, Broun, kryeministri i Italise, Berluskoni, Presidenti i Frances, Sarkozy.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›