E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Berisha mori takimesh per te lobuar

Kryeministri Berisha zhvilloi dje takime ne Nju Jork, ME Presidentin e Libanit, Michael Sulayman dhe me kryeministrin e Australise, Kevin Rudd. Gjate takimit me Sulayman, u diskutua per zhvillimin e marredhenieve tradicionale midis dy vendeve dhe intensifikimin e marredhenieve ekonomike. Berisha, ne fjalen e tij u ndal ne ceshtjen e njohjes se pavaresise se Kosoves nga Libani. Presidenti i Libanit, Sulayman, u shpreh se kjo ceshtje eshte ne vemendjen e qeverise dhe shtetit libanez. Po keshtu, gjate bisedes me Rudd u diskutua per fuqizimin dhe intensifikimin e marredhenieve mes dy vendeve, vecanerisht ne fushen ekonomike. Kryeministri Berisha i kerkoi kryeministrit te Australise qe, permes lidhjeve dhe kontakteve me vendet e tjera, te ndihmoje ne njohjen e pavaresise se Kosoves dhe gjeti gatishmerine e plote te homologut te tij ne kete drejtim. Gjithashtu, kryeministri u takua me lideret e Bangladeshit dhe te Tanzanise, me te cilet bisedoi mbi njohjen e Pavaresise se Kosoves, duke theksuar se Kosova eshte faktor i rendesishem i paqes e stabilitetit ne rajon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›