E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Elbasan. Vdes babai, rëndë i biri 18 vjecar

Aksident i rëndë në unazën e qytetit të Elbasanit. Një shtetas kosovar ka përplasur me makinën e tij babë e bir që po udhëtonin me motorcikletë. Babai vdes, djaloshi 18 vjecar në gjendje të rëndë në spital. 

ELBASAN- Babë e bir janë aksidentuar rëndë sot në mëngjes teksa po udhëtonin me motorcikletë në Unazën e qytetit të Elbasanit, tek karburant “RIRA".

Një autoveturë me targa kosove 511 KS 092 është përplasur me motorcikletë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen babai Musa Biçoku, 45 vjeç, ndërsa është në gjendje të rëndë në spitali djali i tij Ajdin Biçoku, 18 vjec.

Policia e qarkut të Elbasanit tha se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit Zaden Malokun, 51 vjeç, banues në Gjilan të Kosovës ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›