Berisha: “Mandatin e dytë, çdo fëmijë do të hyjë në një shkollë të re”
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha përuroi shkollën e re 9- vjeçare “Neim Babameto”, në Spitallë, në Durrës, një investim me vlerë 1.1 milion dollarë. Shkolla ka një kapacitet me 1100 nxënës dhe është e ndërtuar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore, me ambiente sportive, me kabinet informatike dhe internet, etj. Pas ceremonisë së përurimit, ai vizitoi disa nga ambientet e kësaj shkolle. Ndër të tjera, Berisha u shpreh se “për qeverinë time shkollat janë shtëpia e dytë e fëmijëve tanë. Ndaj, dhe unë zotohem para jush se deri sa këta fëmijë shqiptarë të hyjnë në një shkollë të re apo të rindërtuar, nuk do reshtim së investuari, në mënyrë që shtëpitë e dyta të fëmijëve tanë të jenë të bukura dhe moderne, ashtu siç janë dhe vetë fëmijët. Pra, në fund të mandatit të dytë, çdo fëmijë shqiptar do të hyjë në një shkollë të re apo të rindërtuar. Çdo fëmijë që mbaron klasën e 9-të të mund të vazhdojë shkollën e mesme dhe çdo i ri që përfundon shkollën e mesme të mund të vazhdojë universitetin. Unë e di që rruga ju mungon, por jam këtu për t ju garantuar ju se brenda shumë pak javësh, së bashku do të përurojmë punimet e rrugës nga Durrësi në Porto Romano, sepse rruga është tenderuar dhe është shpallur fituesi. Unë zotohem para jush se së bashku do të diskutojmë dhe vendosim për çdo projekt, sepse për ne punësimi juaj, punësimi i qytetarëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë, si dhe mbrojtja e mjedisit janë përparësi madhore. Ndaj, duke krijuar këtu parkun industrial më të madh të Ballkanit, ju sigurojmë se do të respektojmë dhe mbajmë standardet më të larta të pastërtisë së ajrit dhe ujërave. Pra, do të jetë një park industrial model”, përfundoi Berisha.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009