Kamerat, zgjidhet firma fituese, KQZ demonstron mënyrën e monitorimit
Autori i Lajmit: red.
Zgjidhet kompania që do të menaxhojë procesin e kamerave për numërimin e votave në 28 qershor. R@T do është kompania e përzgjedhur e cila me një ofertë financiare rreth 1.5 milionë euro do të monitorojë procesin për të nxjerrë rezultatet në një kohë sa më të shkurtër. Në garë kanë qenë rreth 10 kompani. Pas seleksionimit, të fundit kanë mbetur dy kompanitë shqiptare, R@T që u shpall dhe fituese dhe kompania iTirana. KQZ në një mbledhje të zhvilluar pasditen e djeshme ka bërë një demonstrim të mënyrës se si do të numërohet vota nëpërmjet kamerave, proces ky i cili zgjaste për rreth 5 sekonda. Ndërsa paraditen e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjidhur ngërçin për sa i përket akreditimit të vëzhguesve. Me një ndryshim në Fletoren Zyrtare është zgjidhur problemi teknik që ekzistonte dhe është vendosur që kompetenca për akreditimin e vëzhguesve ti kalojë Komisioneve Zonale të Qendrave të votimit. Problemi i akreditimit të vëzhguesve ishte pengesa e parë serioze që hasi KQZ për të cilën u desh të shtynte mbledhjen për tre ditë radhazi dhe të diskutonte madje dhe mundësinë e ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Por duke shfrytëzuar hapësirat ligjore gjithçka është zgjidhur me ndryshim në Fletoren Zyrtare. Më pas KQZ miratoi me konsensus dhe nenet e tjera të udhëzimit. U ra dakord që vëzhguesit do të përdorin si dokument identifikimi, kartën e identitetit dhe pasaportën si dhe u vendos që përveç dokumenteve të parashikuara në udhëzim të shtohej dhe vetdeklarimi i vëzhguesit për gjendjen gjyqësore të tij. Lidhur me problemet e ndryshme që mund të lindin në Komisionet e Qendrave të Votimit gjatë procesit të numërimit të votave u ra dakord që vëzhguesit në rast parregullsish, të njoftojnë KQV me ngritje dore. Është miratuar më tej dhe akti për fushatën e edukimit të zgjedhësve në bazë të ndryshimeve të bëra dy ditë më parë. Është rënë dakord që pas përgatitjes së materialeve përkatëse si për reklamat nëpër gazeta apo edhe spotet publicitare, materialet të kalojnë më parë në KQZ dhe më pas kompania përkatëse që do të përzgjidhet, të fillojë prodhimin. Në këtë moment do të bëhet publik dhe fondi financiar për çdo spot dhe subjektet që do ti transmetojnë ato.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009