Bumçi: Bojkotimi i seancës së jashtëzakonshme, tjetër dëshmi e urrejtjes që Edvini ka ndaj qendresës heroike të Shkodrës, për të mos iu nënshtruar regjimit

Selia blu reagon për dhunën e vazhdueshme që Rama ushtron ndaj institucioneve shtetërore dhe shpërfilljes së tmerrshme që u bën ndjenjave të qytetarëve shqiptarëPartia Demokratike dënoi sot qëndrimin destruktiv të Partisë Socialiste ndaj çështjeve me ndjeshmëri kombëtare, siç është rasti i fundit i përmbytjeve në qarkun e Shkodrës. Pavarësisht se deputetë të opozitës, përfaqësues të zonës së Shkodrës, kërkuan pak ditë më parë përmes një thirrjeje zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendti Jozefina Topalli, mbledhjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme, kryesocialisti në largim Edvin Rama, kërcëoi dje se nuk do të ketë asnjë deputet socialist që do të marrë pjesë në punimet e seancës. Lidhur me këtë qëndrim të paprecedentë, Partia Demokratike, përmes deputetit dhe kryetarit të degës së Tiranës, Aldo Bumçi u shpreh se Rama po tregon urrejtjen që ka ndaj institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Shkodrës, të cilët kurdo herë i kanë treguar vendin e merituar falangave të tërbuara majtiste. “Sot Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për situatën e përmbytjes në Shkodër, komunat e nën-Shkodrës dhe masat e marra për përballimin e saj. Mospjesëmarja e deputetëve të Partisë Socialiste me urdhër të z. Rama në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tregon urrejtjen që ata kanë ndaj institucioneve demokratike që kanë dalë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë. Kjo urrejtje e Edvin Kristaq Rames dhe e bllokmenëve të rinj ndaj votës së lirë të qytetarëve shqiptarë është trashëgimnia e vërtetë e etërve të tyre historik dhe biologjik”, deklaroi deputeti Bumçi.Kreu i PD-së për Tiranën u shpreh se “bojkoti i seancës së sotme ku do të diskutohet për situatën e përmbytjes në Shkodër dhe komunat e nën-Shkodrës dhe masat e marra për përballimin e saj është një dëshmi tjetër e urrejtjes që Edvin Kristaq Rama dhe bllokmenët e rinj ushqejnë ndaj Shkodrës; ndaj vlerave për të cilat Shkodra qëndroi dhe u persekutua gjatë viteve të diktaturës dhe për atë çfarë Shkodra ka përfaqësuar gjatë këtyre 20 viteve të historisë post-komuniste të Shqipërisë”....