Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, 35 milionë lekë në ndihmë të zonave të përmbytura në veri të vendit
çdo deputet vendosi sot të kontribuojë me 500 mijë lekë nga paga e vet, si ndihmë për të prekurit në qarkun e ShkodrësGrupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi sot që çdo deputet i tij të kontribojë me 500 mijë lekë nga paga e vet, si ndihmë për të prekurit nga përmbytja e këtyre ditëve në qarkun e Shkodrës. Propozimi u bë nga një grup deputetësh dhe ai u miratua me unanimitet. Kreu i grupit parlamentar në PD, Astrit Patozi, vlerësoi se, pavarësisht qetësimit dhe përmirësimit të situatës në zonat e përmbytura, është e dosmosdoshme që të mos shkëputet asnjë ditë vëmendja për të ndihmuar me të gjitha mjetet dhe mundësitë banorët në nevojë. “Grupi parlamentar i Partisë Demokratike shprehu mbështetje të plotë dhe vlerësoi punën e jashtëzakonshme të qeverisë dhe të agjencive të tjera shtetërore të angazhuara në terren për përballimin dhe kapërcimin e situatës së krijuar në qarkun e Shkodrës, pas fatkeqësisë së rëndë natyrore. Në mbledhje u ra dakord se angazhimi dhe përkushtimi i çdo strukture shtetërore dhe i cdo deputeti do të vijojë deri në kthimin e gjendjes në normalitet të të gjithë zonës së përmbytur dhe në kompensimin e plotë të cdo qytetari të dëmtuar nga kjo fatkeqësi”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi....