Erionizmi dhe enverizmi më i ri i PS-së
Para disa vitesh ka qenë në Tepelenë një njeri me probleme mendore, i ndjeri Laze Ndreu, i cili hiqej si shkencëtar i madh, që dinte gjithçka ndodhte në këtë botë. Në mënyrë të veçantë ai pretendonte se ishte “kompetent” për disa fenomene të rëndësishme natyrore, të cilave u jepte nga një shpjegim, që ishte e pamundur të jepej nga asnjë shkencëtar tjetër përreth globit. Pastaj ulej, hapte çantën karakteristike që mbante me vete, nxirrte një laps e një letër dhe fillonte e rendiste ca formula kot. Qëkur ai u shfaq rrugëve të Tepelenës si një “shkencëtar i madh”, me një çantë, të cilën në atë kohë e mbanin kraheqafë, si mjet pune, rojtarët e pyllit, u artikulua shprehja kundërshtuese: “Po, po, ti i di të gjitha, si Laze Ndreu!?...” Dje në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste u shfaq si një “Laze Ndre” i vërtetë Erion Braçe, i cili foli para të pranishmëve si një “kompetent” i padëgjuar më parë për digat mbi lumin Drin dhe menaxhimin e tyre në kohë reshjesh të shumta. Një televizion i njohur për mbështetjen e tij ndaj politikës destruktive të Edvin Ramës i kishte ofruar atij disa informacione mbi parashikimin e motit, duke filluar nga java e fundit e muajit dhjetor 2009. Dhe mbi bazën e një informacioni të tillë “shkencor”, Erioni filloi të artikulojë fjalë e shprehje denigruese për qeverinë “Berisha 2”, ashtu siç bënte para disa kohësh me titujt e faqes së parë të gazetës “Zëri i Popullit”, që u bënë të neveritshëm edhe për vetë Edvin Ramën, i cili e zëvendësoi pa u menduar gjatë në këtë detyrë. Në një pozicion të tillë e kemi para shpesh Erion Braçen, që të flasë për tema nga më të ndryshmet, në histori, gjografi, biologji, kimi, ekonomi, astronomi, etj., jo si politikan, por si “shkencëtar”. Erion Braçe e shikon të folurën pa përgjegjësi e me agresivitet të lartë si një mënyrë për të rënë në sy të të tjerëve, për shkak të shtatvogëlsisë si njeri. Pra do të kompensojë defektet trupore duke folur për fenomene ekonomike e natyrore, për shpjegimin shkencor të të cilave mendohen mirë e vihen në pozitë të vështirë edhe shkencëtarët më të famshëm të rruzullit. Kam parë një foto të tij përkrah Edvin Ramës, ku koka nuk i arrinte as deri tek mesi i kreut të PS-së, dhe maja e hundës ishte paralel me kopsën e fundit të pantallonave të Ramës, i cili për nga trupi është një goxha zdap i gjatë. Kjo është arsyeja që një rol të tillë, Erioni nuk e luante në kohën e Fatos Nanos, megjithëse goja as atëherë nuk i ka pushuar ndonjëherë.Por Erioni, më shumë sesa qenie e gjallë është një fenomen i tejkaluar në politikën socialiste, për shkak se kërkon të simbolizojë njeriun e ri në parti, duke qënë vazhdimisht aktiv për të ngritur probleme e bërë “fletë-rrufe” ndaj të tjerëve (A nuk ishin si fletë-rrufe artikujt e Zërit të Popullit në kohën e kryeredaktor Erionit?). Aftësia e veçantë e Erionit qëndron në faktin se ai flet edhe atëherë kur nuk ka se ç’thuhet dhe të tjerët nuk mund të jenë kaq të pacipë saqë të thonë “kodra pas bregut”. Dhe ashtu siç ka rënë në sy të të gjithë shqiptarëve, tani Partia Socialiste është në një rrugë pa krye, ku e ka futur politika e interesave personale të Edvin Ramës. Natyrisht, në një situatë të tillë duhet te kesh guximin dhe moralin e Erion Braçes që të ngrihesh e të flasësh pa pikë turpi para shqiptarëve, duke e konsideruar edhe kompetencën shkencore për të spjeguar përmbytjet në ultësirën perëndimore të Shkodrës si “një mbështetje në forcat e veta”, për të hedhur kështu poshtë me neveri mendimin e shkencëtarëve amerikanë, britanikë, italianë, etj., lidhur me këtë çështje. Me pak fjalë, Erionizmi është fenomeni i refuzimit të të vërtetave shkencore, të fakteve politike dhe rekomandimeve ndërkombëtare për cilësinë e lartë të qeverisjes shqiptare edhe në rastin e përballimit me sukses të pasojave të përmbytjes për shkak të ndodhive të rralla natyre të ultësirës perëndimore të Shkodrës. Ai është refuzim i jetës parlamentare dhe institucionale, duke vërshuar rrugëve si ujët e turbullt të Drinit, Bunës dhe Kirit. Ai është lutje për fatkeqësi edhe më të mëdha, mjafton që vendi të futej në kaos e inefiçiencë për të thirrur si shpëtimtarë përfaqësuesit më tipik të Erionizmit në Shqipëri. Dhe cila është filozofia e shpëtimit sipas një teorie të tillë? Izolimi i vendit për të mos qënë pjesë aktive e integrimit euroatlantik, zbrazjen e ujëmbledhësve të hidrocentraleve për të mos patur përmbytje; kursim, kursim dhe vetëm kursim duke u dhënë 6 në 24 orë drita shqiptarëve e kështu me radhë.Por në rastin e “interpretimit shkencor” të shkakut të përmbytjeve në ultësirën perëndimore të Shkodrës, Erionizmi “është teori dhe praktike” enveriste. Ja se ç’thoshte “Pravda” e Edvin Ramës në në një shkrim (dërguar me sms (26280) në 0672018355) të titulluar “Digat e Enverit, ia shpëtuan prapë menderen Sulltan Kukudhit”, në rubrikën “letra dhe komente”: “Sulltan Kukudhi duhet t’i rikthejë menjëherë emrin hidrocentralit Enver Hoxha, sepse digat që bëri ai, ia shpëtuan bythën edhe kësaj radhe, kurse bashkia e Shkodrës ta shpallë atë qytetar nderi, se (Sulltan Kukudhi) e ktheu Shkodrën në Venecia për tri ditë”. Ky shkrim është renditur në krye të faqes me “letra dhe komente”. Mbi bazën e një nostalgjie të tillë, një gazetar enverist, gjatë një emsioni televiziv, kërkoi “më shumë respekt për etërit tanë” që ndërtuan hidrocentralet e kohës së monizmit, duke nënkuptuar kështu më shumë meritat e mëdha të Enver Hoxhës dhe sistemit në këtë drejtim, se sa ato të individëve. Të protestosh sot kundër një qeverisjeje që po e integron vendin me shpejtësi në strukturat euroatlantike, pavarësisht ndonjë problemi të vogël që mund të ketë, do të thotë që një veprim të tillë ta bësh nga pozitat e një enverizmi ekstrem. Etiketimi që lideri demokrat Prof. Dr. Sali Berisha i bën një grupi klanor në krye të PS-së duke e konsideruar “aleancë punisto-mafioze”, duke patur parasysh raste të tilla, nuk ka pse të mos quhet aleancë e pastër enveriste. Një ditë, në një lokal aftër “Petro Nini Luarasit”, kam dëgjuar “live” dikë që përgjërohej për Enver Hoxhën dhe thoshte se Edvin Rama është njeriu i duhur që do t’i mbrojë deri në fund idealet e tij. Madje ky person nuk i linte të flisnin shokët e tjerë me të cilët ishte ulur në tavolinën pranë nesh, duke insistuar se, “Rama s’ka ç’i bën demokracisë, por e merr dhe e vendos Enver Hoxhën tek Sheshi Skënderbe, atje ku ishte para ’90-ës”. Tashmë që janë publikuar mjaft fakte të nostalgjisë së kreut socialist, jo vetëm duke fjetur çdo natë tek kulla e Myslym Pezës, një prej besnikëve të Enver Hoxhës, por edhe duke sjellë në krye të Partisë Socialiste djemtë e “Bllokut” dhe të bllokmenëve të monizmit, nuk ka më diskutim që Edvin Rama është trashëgimtar i enverizmit më shumë sesa vetë Ramiz Alia. Vetëm kështu mund të shpjegohen qëndrimet dhe veprimet kundër rekomandimeve të ndërkombëtarëve të kreut të Partisë Socialiste, të cilëve u janë përulur me respekt të gjithë paraardhësit e Ramës, madje duke filluar që nga Ramiz Alia në fillim të viteve ’90.Gjithësesi Rama tenton të duket modern apo perëndimor në veshje, por preferencën e çitjaneve, duket se e ka fituar nga qëndrimi në Pezë dhe jo nga ai në Paris. Teksa nuk ka as edukatën dhe sjelljen perëndimore ai nuk mund të ketë shpirtin të tillë. Dhe po qe antiperendimor nuk mund të jesh kurrësesi proshqiptar, në një kohë që ëndërra e të gjithë qytetarëve të këtij vendi është integrimi në Bashkimin Europian dhe botën e qytetëruar. Sot mund të dalësh kundër Perëndimit vetëm duke mos qënë në rregull me shëndetin mendor. Probleme të tilla kishte Enver Hoxha në kohën e vet; këto probleme po shfaqen fatkeqsisht edhe në jetën politike të Eron Braçes dhe Edvin Ramës sot. ...