Berisha Masa te rrepta dhe sanksione te qarta ne rastet e abuzimeve ndaj femijeve
Qeveria shqiptare e mbështetur nga UNICEF dhe Komisioni Europian organizuan sot një Konferencë Shkencore për dhunën ndaj fëmijëve. Duke shprehur angazhimin e qeverisë, për të ndërmarrë çdo iniciativë dhe nisma për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve, Kryeministri Berisha kërkoi sensibilizimin e të gjithë shoqërisë shqiptare për një qëndrim më të qytetëruar më njerëzor ndaj fëmijëve.
“Nuk ka dhe nuk mund të ketë temë më të rëndësishme dhe çështje më të dhimshshme dhe se ka dhuna ndaj fëmijëve. Ajo është disa herë më e madhe se ajo që ne imagjinojmë. Fëmijëty janë subjekt i një agresioni psikologjik dhe fizik të përditshëm, ata nuk marin nga prindërit e tyre vetëm çokollata dhe puthjet, por kanë një problem thelbësor, zëri i tyre nuk dëgjohet. Kushti më themelor për ta trajtuar atë me dinjitetin e tij është të dëgjosh zërin e tij, të arsyetosh me të. Kemi bërë progres dhe kjo është e pamohueshme. Por duhet të ketë masa të rrepta dhe sanksione të qarta në rastet e abuzimeve ndaj fëmijëve, qoftë ky fizik, psikologji, apo i çdo lloj forme”, vuri në dukje Berisha. Njëkohësisht, kreu i qeverisë shprehu gadishmërinë e tij për të mirëpritur dhe mbështetur çdo përpjekje për parandalimin e një fenomeni të tillë.
Shqipëria është një vend ku fenomeni i dhunës kundër fëmijës është i përhapur gjerë, por dhe i fshehur. Megjithëse situata e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme përmes miratimit dhe zbatimit të ligjeve dhe politikave të reja, akoma shumë fëmijë dhe të rinj në të gjithë vendin përballen me varfërinë dhe përjashtimin shoqëror. Një Anketim demografik për shëndetin arriti në përfundimin se “75% e fëmijëve shqiptarë kanë vuajtur të paktën një formë të dhunës fizike ose psikologjike” (fëmijët 2-14 vjeç të anketuar mbi disiplinimin e fëmijëve)”. Për më tepër, “një studim i kohëve të fundit ka arritur në përfundimin se keqtrajtimi i fëmijëve (si rast i një dëmtimi) vlerësohet të jetë pak më i lartë se sa në Bashkimin Evropian (0,5 për 100.000 fëmijë në popullatën shqiptare, kundër 0,3 në BE), ndërsa dhuna tek të rinjtë (15-29 vjeç) është shumë më e lartë 6,6 në Shqipëri krahasuar me 1,0 në BE).”