Sulmohet kambisti ne Durres

Një person është grabitur mëngjesin e se mërkurës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut arkeologjik. Sipas policisë, personi i grabitur është një kambist, Agim Balla që punon në këtë zonë të qytetit.
Ai është sulmuar nga persona të armatosur në momentin që ka qenë duke zbritur nga makina dhe i është marrë me dhunë shuma e parave që ka pasur me vete në çantë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Sipas të dhënave, Ballës i është grabitur shuma prej 50 milionë lekësh