Rivotimet ne komuna, policia ne gatishmeri, asnje incident
Dita e djeshme nuk ka shenuar asnje incident gjate procesit te votimit ne 9 nga dhjete njesite vendore komuna ne qarqet Korce, Elbasan dhe Vlore. E vetmja komune ku nuk u rivotua sipas vendimeve te Kolegjit Zgjedhor, ishte ajo e Shales per shkak te problemeve me komisioneret. Policite ne qarqe njoftuan se nuk jane shenuar incidente deri ne fund te procesit te votimit dhe me tej gjate dorezimit te materialeve ne KZAZ-te perkatese. Votimi ka nisur i qete ne oren 07:00 te mengjesit me probleme te vogla organizative. Ne Vlore, qendra e vetme e votimit e vendosur ne fshatin Armen do te qendroje e hapur deri ne oren 19:00 per te pritur edhe votuesit e fundit. Eshte vene re pjesemarrje e madhe e perfaqesuesve te dy partive kryesore, por jo te kandidateve. Numerimi i votave do te kryhet ne KZAZ 63 ne qytetin e Vlores, prane shkolles "Halim Xhelo". Kryetari i qendres se votimit ne Armen, Bilal Muharremaj, tha se votojne 1378 persona, ndersa pjesemarrja ka qene e ulet ne te 7 fshatrat e komunes. garojne Kliton Haxhiraj, i Aleances per Qytetarin, per mandatin e trete, perballe Albert Hoxhaj, i Aleances per te Ardhmen. Kurse ne Korce, policia mori ne dorezim per ruajtje 12 Qendrat e Votimit ne komunen Mollas te Kolonjes. Nuk eshte shenuar asnje incident dhe votimi ka kaluar i qete deri ne mbremje. E njejta situate raportohet edhe ne qarkun e Elbasanit, ne dy komuna, Paper dhe Pishaj e Gramshit.